S’mund të rregullojmë botën, por ndoshta mund të ndryshojmë botën e dikujt

“Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt e të zë trishtimi”

Nga Ina Qatja

Sigurisht qe as autori i këtyre vargjeve, Migjeni nuk do ta mendonte kurrë se realiteti i viteve ‘30 të shekullit të kaluar do të përndiqte rrugëtimin e shumë familjeve shqiptare deri ne fillimet e vitit 2018.

Si për ironi të fatit personazhet e tij dramatike kanë ngelur aty të palëvizur, të harruar në harresën e kohës me dorën e shtrirë duke lypur lëmoshë…

Një nga problemet me të mëdha globale është varfëria, por nëse shtete të zhvilluara janë përpjekur përmes reformave dhe politikave sociale të moderojne termat e saj, duke e relativizuar varfërinë, Shqipëria sot vazhdon ne kuadrin e Varfërisë Absolute.

Një problem shqetësues jo vetëm për familjet protagoniste të ketij fenomeni, por nje plage e hapur per gjithe shoqerine, e cila priret te prodhoje dhune dhe kriminalitet.

Shqiptaret ne pamundesi per te gjetur nje pune te denje nga ana monetare detyrohen te devijojne nga rregullat e shoqerise per te siguruar disa te ardhura me shume dhe per te mbajtur familjet. Por fatkeqesia me e madhe eshte implikimi i femijeve ne pune te detyruara, te imponuara si e vetmja menyre per te siguruar mbijetesen ne fund te dites.

E pra, ketu nis fati tragjik i nje brezi, te cilit i mohohet femijeria, duke u stermunduar emocionalisht dhe fizikisht.

Ata jane femije, te cilet ne i shohim cdo dite rrugeve te cdo qyteti, te cilet e dine mire misionin e tyre, te sjellin  te ardhura ne shtepi. Madje pretendimet jane rritur. Ata synonje te mbledhin rreth 3-5 mije leke te rinj ne dite dhe kjo gje i entuziazmon, se keshtu ndihen te dobishem, te vlefshem, te rritur…

Shpeshhere, nese i veren me kujdes rrugeve, rrine te menduar sikur pesha e shtepise bie mbi supet e tyre… Kane harruar lojerat, te qeshurat, gabimet e moshes… dhe i shikon si te “Medhenj” te Vegjel per ta jetuar moshen e tyre.

Femijet ne situate rruge jane nje problem premanent. Edhe pse jane ndermarre disa projekte per zgjidhjen e situates duket si nje enderr e larget, si nje e vertet utopike.

Nuk mjaftojnë disa raporte nga Instiucionet perkatese, te cilat paraqesin projektet nen imazhin e disa fotografive, suksesin e disa rasteve sporadike per te thene qe ky problem po zgjidhet. Problemi qendron aty kokeforte. Madje, dita-dites rritet dhe zmadhohet me shume, duke shtuar numrin e femijeve te shfrytezuar per qellime perfitimi.

Ne raportin periodik te zbatimit te Planit te Veprimit per Femijet ne Situate rruge 2016-2017 sipas (ASHMDF,) Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve per bashkine e Tiranes theksohet:

Në Bashkinë Tiranë për periudhën Qershor 2015 – Shkurt 2016 kanë qenë aktive 11 Njësi për Mbrojtjen e Fëmijëve të cilat kanë realizuar proçeset e menaxhimit të 169 fëmijëve të identifikuar në situatë rruge. Në muajin shkurt 2016 për arsye të ristrukturimit të stafeve të tetë NJMF-ve përkatësisht NJMF-të në njësitë administrative nr: 1, 2, 3, 4, 5, 8, 10, 11. Bashkia Tiranë mori masa në vijimësinë e funksionimit të menaxhimit të rasteve nëpërmjet Zyrës së Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale dhe Administratorët e Njësive Administartive të kësaj bashkie. Për këtë periudhë, shkurt – maj janë menaxhuar 17 raste të fëmijëve në situatë rruge. Në maj 2016, bazuar dhe në ndarjen e re administrative të bashkisë Tiranë, u emëruan 23.

Njësi për Mbrojtjen e Fëmijëve 19. Për periudhën maj – qershor 2016 janë menaxhuar 25 raste të fëmijëve në situatë rruge.

Por a jane keto raste pasqyra e se vertetes te perditshme?! Apo raste kampion per hartimin e një raporti?!

Realiteti i perditeshem tregon cdo dite e me shume dhjetra femije qe enden rrugeve ne kerkim te nje lemoshe.

A e kane personat e punesuar dhe te percaktuar ne rekrutimin e ketyre rasteve e kane trajnimin e duhur, apo specilizimin akademik ne marredhenie nderpersonale me te mitur?!

Të shtojmë rastet e suksesit është një fitore për shoqërinë. Ne nivel politik kjo ceshje s’duhet te ngelet ne fatin e disa projektligjeve te zbatuara here-here ne menyre fiktive, por ne ndermarrjen e reformave konkrete ku ne fokus te jene femijet e ardhmja e ketij vendi. Jashte eshte nje situte qe uleret, ndaj masat duhet te jene emergjente.

Nuk duhet te heshtim me kur behet fjale per femijet. Disa qindarka zgjidhin momentin, por lene si gangrene nje problem qe agravohet dhe sjell pasoja me kalimin e kohes.

Keta femije duhen edukuar, te ndjekin sistemin shkollor te detyruar si e drejta qytetare e cdo individi. Familjet e femijeve duhen suportur ne te holla, por jo ne shuma qesharake, ne nje kuote te percaktuar nga ekonomia e tregut te beje te mundur reaizimin e detyrimeve baze jetike.

Te lobohen fushata ndergjegjesuese ne komunitet per marredheniet prind-femije, si dhe per te drejten e ndihmes ekonomike konkrete ne mundesimin e funksionimit te ketyre familjeve.

Mjerimi është dhimbje që ngelet aty, bashkëjeton me ne dhe çuditërisht pandjeshmëria sociale dhe politike ka arritur aq poshtë sa… thjesht s’ju bën përshtypje.

Ne ndoshta nuk mund të ndryshojmë boten, por me zerin tone ndoshta mund të ndryshojmë botën e dikujt, botën e se ardhmes, botën e fëmijëve.

SHKARKO APP