Snapchat ofron filtra edhe për kafshët
Filtrat e Snapchat-it po punojnë tani me macet, njoftoi aplikacioni për fotografitë.
Më parë, teknologjia e njohjes së fytyrës mund t’i aplikonte filtrat vetëm tek njerëzit.
Tani pronarët e maceve mund të përdorin aplikacionin Snapchat për të dekoruar kafshët e tyre me kapele, syze dhe feta bukë.
Njoftimi erdhi disa javë pasi kompania njoftoi se numri i njerëzve që përdorin Snapchat kishte rënë.
Numri i përdoruesve të përditshëm aktivë ra nga tre milionë në 188 milionë në mes të prillit dhe qershorit. Ishte hera e parë që kompania kishte raportuar një rënie në përdoruesit e përditshëm aktivë.
Kjo gjë mendohet se ndodhi për shkak të ndryshimit të përditësimit, të cilin e kritikuan shumë njerëz.