“Sofra pukjane”

Nga Kol Dedaj*

                                 Sofra jonë, bekue prej Zotit

                                 Sofra jonë, shpirti i Gjeçovit

                                 Sofra jonë, kënga e bilbilit

                                 Sinfonia e Ndue Shytit

                                 Rapsodia e Prendush Gegës

                                 Amaneti i Ndoc Mark Dedës

                                                                                                            Ndrec Mustafa – Poet

Në këto vargje të këngës  “Të qofsha falë Sofra Pukjane” me tekst të poetit Ndrec Mustafa e kënduar nga Dionis Alia dhe e sponsorizuar nga Rrok Gjoka president i kompanisë “Gjoka Konstruksion” që të ngjan si kolonë zanore, gjenden të gdhendura thellë në shpirtin e Pukjanit virtytet më të mira njerëzore si: Mikëpritja, Bujaria, Besnikëria, zgjuarësia, qëndresa, besnikëria, kurajo e fisnikëria, virtyte të cilat dhjetë vjet më parë një grup nismëtarësh i përbërë nga Arian Ndoj iniciues, Tonin Alia, Mark Gjini, Rrok Gjoka, Ndoc Mustafa, Lodovik Hasani, Lush Osmani, Dedë Maluta, Lazër Mehilli, Viktor Kola, Viktor Delia, Arian Latifi, Petrit Syla, Mark Paluca, Rrok Paluca etj, në bashkëpunim me Bashkinë Pukë i kultivuan në organizimin e “Sofrës Pukjane” dhe në këtë jubile të dhjetë Bashkia Pukë “Sofrës Pukjane” grupit nismëtar i akordoi  titullin e lartë “Qytetar Nderi” të cilin e dorëzoi kryetari i kësaj Bashkie z. Gjon Gjonaj.

Sofra Pukjane u formua  me pjestarë të këtij komuniteti me qëllim promovimin e vlerave historike, artistike, kulturore, turistike të kësaj treve, etj. dhe nuk është një forum me organe drejtuese e mekanizma të caktuara dhe të gjithë pjesëtarët në të kanë të drejta të barabarta. Në këtë përvjetor të dhjetë të saj “Sofra Pukjane” vjen me një varg arritjesh në ndihmë të komuniteteve e individëve në të gjitha fushat e jetës, në arte, kulturë, sporte, mjekësi, administratë, turizëm  etj. me një shtrirje të larmishme gjeografike në të gjitha viset e Pukës.

Mbarëvajtja dhe zhvillimi i aktivitetit të “Sofrës Pukjane” është atribut i padiskutueshëm i komunitetit të biznesit Pukjan i cili është pararojë e atij shqiptar duke përbërë në vetvete një vlerë të shtuar për çdo njërin prej nesh.

Në aktivitetin promovues të këtij viti (datë 29.10.2017) “Sofra Pukjane” u fokusua në promovimin e dy monografive, asaj “Riza Hoxha Mjeshtër i Valles Pukjane” me autor Mark Mesuli dhe asaj “Aliajt e Kryeziut (Pukë) pasardhës të Gjeçovit” me autor Tonin Alia.

    Në Monografinë “Riza Hoxha Mjeshtër i Valles Pukjane”, jepet një panoramë e valles Pukjane në themel të së cilës qëndron korografi i mirënjohur Riza Hoxha, me rreth një gjysëm shekulli në skenat lokale, kombëtare e ndërkombëtare, sikurse më tha në një bashkëbisedim: “U linda në Bohot të Pukës por u rrita në skenat e artit nga e cila më ndan vetëm jeta”. Mbledhja , studimi, botimi e interpretimi i valles janë pjesë e pandarë e Shpirtit të Riza Hoxhës, mbeten të pashlyera në mendjen e publikut: Vallja e besës, valle me motive të veriut, valle me motive Kosovare, vallja e zogut, vallja e nuseve, valle me çifteli, vallja e gjarpërit, valle humoristike burrash, vallja e minatoreve, valle festive, valle me motive Tiranëse, valle me motive nga Librazhdi apo valle për të vegjlit si; Lulet e bjeshkës, rritemi të lumtur, etj.

Kontributi i z. Riza Hoxha  në fushën e korografisë është vlerësuar me medaljen “Naim Frashëri” (V.1974), me urdhërin “Naim Frashëri klasit III” (V.1979), me titullin “Qytetare Nderi” i Bashkisë Pukë (V.2006).

 Në Monografinë “Aliajt e Kryeziut (Pukë) pasardhës të Gjeçovit” autori pasqyron punën e tij kërkimore e studimore të kryer ndër vite mbi personalitetin e kulturës sonë kombëtare etnologun, arkiologun, asrimtarin e gjuhës shqipe, themeluesin e dramës Shqipe (V. 1909) patriotin e veprimtarinë e lëvizjes për liri e pavarësi Kombëtare Shtjefen Gjeçovi i cili në vitin 1920 la vellon e priftit katolik dhe mori pjesë në luftën e Vlorës dhe në vazhdim krahas liturgjisë vazhdoi veprimtarinë e tij patriotike deri sa u vra nga shovinistët serbë në 14 tetor 1929. Ai u lind në Janjeve të Kosovës ku siç thotë z. Ruzhdi Mata në monografinë “Gjeçovi Nderi i Kombit” prindërit e tij kishin ardhur atje shumë vite më parë nga malësia e Pukës për një jetë më të mirë dhe për një kohë të gjatë ata ruajtën mbiemrin Kryeziu për të treguar origjinën. Ndersa studiuese Xhemal Meçi (Mjeshtër i Madh) ne fjalen e tij vuri në pah vlerat e mëdha të figurës së Gjeçovit dhe nevojen e studimit të saj në tërë  dimensionin e tij.

Në faqet e kësaj monografie autori pasqyron origjinën e familjes së tij dhe lëvizjes e saj migratore nga Shala në Kryezi të Pukës më tej në Gjakovë dhe rikthimin e saj në Kryezi te Pukës duke na dhënë dhe pemën gjeneologjike të Aliajve të Kryeziut si pasadhës të Gjeçovit, prezantim të cilin i kishte bërë rreth dy javë më parë me datën 15 tetor 2017 edhe  në Zym të Kosovës ku për vite me rradhë organizohet eventi “Takimet e Gjeçovit” nga klubi letrar “Shtjefen Gjeçovi”.

Tonin Alia është një emër i njohur i botës së biznesit në Shqipëri dhe me degët e tij të shtira në rajonin e ballkanit perëndimor e më gjerë, kontributi i të cilit është vlerësuar nga presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh” (V.2013), por qenia i tij humanitare është vlerësuar me dhënien e “Bekimit Apastolik” nga Papa Françesku (V.2014) i cili pason dhënien e “Besimit Apostolik” familjes së Ndue Dodë Alisë nga Papa Gjon Pali i II (V.1996), ndërsa përmes kësaj monografie Tonin Alia na shfaqet me dhënien e kontributit të tij në fushën e letrave Shqipe duke na kujtuar proverbën: “Dardha bie nën dardhë” pasi nga fshati Kryezi i Pukës dolën personalitet e kulturës sonë Kombëtare Ndre Mjeda, Shtjefen Gjeçovi por edhe patrioti Ismail Agë Kryeziu e studiuesi Jaho Brahaj me një sërë veprash ku bi e në sy ajo që përbashkon çdo Shqiptar “Flamuri i Kombit Shqiptar”.

Më tej aktiviteti i Sofrës Pukjane vazhdoi me drekën e shtruar për të pranishmit ku siç e don tradita fjalën e hapjes e merr më i moshuari z. Mark Maluta i moshës tetëdhjetë e tetë vjeçare me shtat të drejtë i veshur me kostumin tonë popullore, i matur e fjalë pak teksa të shpie në mendje eposin e kreshenikëve. Në vazhdim kryesuesi i Sofrës Pukjane z. Arjan Ndoj prezantoj sponsorit e kësaj Sofre : Mark Gjini, Rrok Gjoka, Tonin Alia, Lush Osmani, Arian Latifi, Ndoc Mustafa, Lodovik Hasani, Mark Luli, Lazër Mëhilli, Arjan Ndoj, Musa shkjau, Ndue Jaku,  si dhe prezantoj performancën e tyre brilante si burim suksesi.

  Në mbyllje të këtij shkrimi do të thoja se organizimi i këtij eventi është pjesë e kontributi që “Sofra Pukjane” jep në ruajtjen, promovimin, gjallërimin,e artit, kulturës dhe vlerave tona Kombëtare.

*Shkrimin e plotë mund ta lexoni në www.kohajone.com

SHKARKO APP