Sonte finalja e “Amici-it”, balerina shqiptare një hap pranë fitores

Sonte do të zhvillohet nata finale e edicionit të 14-të të spektaklit italian “Amici” të Maria De Filippi-t.

Ajo çfarë na bën të jemi më të ndjeshëm për këtë finale është pjesëmarrja e balerinës së talentuar shqiptare Klaudia Pepa, e cila ka bërë për vete jurinë dhe gjithë publikun italian.

Finalja do të transmetohet sonte në orën 21:00 në kanalin italian “Canale 5”.

Katër janë finalistët, Klaudia, The Kolors, Virginia dhe Briga të cilët do të garojnë mes tyre në një sfidë të fortë . Balerina shqiptare ka mbërritur deri në finale falë përkushtimit, vullnetit, talentit të saj, si dhe forcës për të përballuar çdo sfidë duke fituar gjithashtu dhe komentet pozitive dhe vlerësimet maksimale të jurisë.

Mbetet vetëm për tu kurorëzuar tashmë suksesi i Klaudias, e cila gjithësesi është fituese falë perfomancave të shkëlqyera që ka demonstruar gjatë gjithë kësaj kohe.

Më herët në këtë format televiziv kanë marrë famë edhe balerinë të tjerë shqiptarë si Kledi Kadiu, Klajdi Selimi, Ambeta Toromani etj.

SHKARKO APP