Sot 100-vjetori i Tiranës! Ku të festoni në kryeqytet pa shpenzuar asnjë lek!
Sot ka festë në Tiranë!
Si sot 100 vite më parë, qeveria e Lushnjës hyri në Tiranë më 11 Shkurt 1920 dhe u prit nga Kryetari i Bashkisë Ismail Ndroqi në Qafë të Kasharit – aty ku sot është rrethrrotullimi i Rinasit.
Nga ajo ditë, kryeqyteti mbush plot 100 vjet, dhe Bashkia e Tiranës ka menduar një sërë aktivitetesh për qytetarët, për të festuar dhe t’u argëtuar në këtë ditë të veçantë.
Por si do të festojmë sot 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet?!
Në sheshin “Nënë Tereza”, do të mbahet një koncert me disa prej emrave më të njohur të muzikës.
https://www.instagram.com/p/B78XXJagiU5/
Valbona Mema, Irma Libohova, Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe shumë këngëtarë të njohur të muzikës popullore tiranase do të performojnë në orën 19:00.
https://www.instagram.com/p/B8ZeIednwOA/
Një tjetër mënyrë për të kaluar një pasdite të këndshme në Tiranë sot është “Drive In Cinema”.
E vendosur pranë Bulevardit të Ri të Tiranës, kjo kinema mirëpret çdo mbrëmje në dy orare të ndryshme, 18:30 dhe 20:30, të gjithë ata që duan të shohin një film ndryshe.
E veçanta e kësaj kinemaje është se ti e sheh filmin nga makina jote, në një ekran të madh të vendosur para dhe audion e dëgjon nga radioja jote.
Sot do të jetë hyrja falas për këdo që është i apasionuar pas kinemasë, por “Drive-In Cinema” do të zgjasë deri në fund të muajit maj dhe me pagesë sigurisht, diku te 700 lekë të rinj.
https://www.instagram.com/p/B8YmwRKg1TN/