Sot Dita Ndërkombëtare e Tokës, ja çfarë duhet të dimë

Mëngjesin e 22 prillit, njerëzit në të gjithë botën mblidhen në një nismë për t’i ardhur në ndihmë globit. Por gjithçka nis dhe mbaron në një ditë. Megjithatë nëse njerëzit kuptojnë vlerën e vërtetë të tokës, dhe ndikimin që ka mirëqenia e saj tek ne, këtë ndërgjegjësim nuk do ta kishin vetëm në një ditë të vitit, por në çdo ditë të saj!

1.Ecni, përdorni biçikletë, ose mjete të transportit publik. Në këtë mënyrë do të kurseni ndotjen që vjen nga përdorimi i mjeteve që lëshojnë gazra ndotës.

2.Mos përdorni gota, shishe, qese plastike. Shmangni sa më shumë të mundeni, sepse dekom,pozimi i qeseve plastike kërkon shekuj dhe përdorimi i tyre është në dëm të mjedisit.

3.Shtoni gjelbërimin në ambjentin tuaj. Duke shtuar gjelbërimin do të thithni një ajër më të pastër dhe do të bëni një jetë më të shëndetshme.

4.Konsumoni produkte vendase dhe shmangni mishin. Duke blerë produkte vendsase, i japim më shumë mbështetje bujqve dhe fermerëve të kujdesen për tokën, ta kultivojnë dhe ta mbjellin atë. Ndërsa konsumimi i mishit dëmton shendetin tonë por mbi të gjitha tokën, në sajë të pesticideve dhe plehrave që I hidhen tokës.

5.Mbi të gjitha, pastroni ambjentin përrreth. Kjo është e domosdoshme për të pasur një ambjent të shëndetshëm. Ndërgjegjësimi i komunitetit ndihmon në një jetë të shëndetshme duke i dhënë vlerën dhe rëndësinë e duhur ambjentit në të cilin jetojmë.

SHKARKO APP