Sot festojnë beqarët, është Shën Faustino
Sot është festa tjetër, Shën Faustini, ose Dita e Beqarëve apo të Vetmuarve.
Ata që dje më 14 shkurt nuk arritën të festonin Shën Valentinin që njihet dhe si Dita e të Dashuruarve, për shkak se nuk kishin një lidhje, të mos mërziten.
Sepse pas Shën Valentinit, që është më datë 14 shkurt, mbërriti 15 shkurti që njihet si dita e vetmisë apo e beqarëve dhe e quajtur dita e Shën Faustinit.
Kjo ditë nuk njihet edhe aq shumë. Disa qytetarë e konsiderojnë si një ditë që ka lindur mes shakave por në të vërtetë si 14 shkurt i Shen Valentinit dhe 15 Shkurti i Shen Faustinit, të dyja ditët e kanë nga një histori.
Gjithsesi, festa janë që të dyja, por shkëlqimi i të parës i mungon të dytës. Ndryshe nga Shën Valentini, ditës së Shën Faustinit, i mungojnë trëndafilat, çokollatat e dhuratat e tjera që jepen rëndom për ditën e të dashuruarve.
Si lindën Shën Valentini dhe Shën Faustini
Dita e Shen Valentinit festohet ne 14 Shkurt dhe eshte shenuar si dita e te Dashuruarve. Historia e kesaj dite eshte filluar per here te pare ne shekullin e III pas erës sonë në Mbretërinë Romake.
Kurse më 15 Shkurt filluan me nje festë të quajtur “Lupercalia”. Gjate kesaj feste, vajzat shkruanin emrin e tyre ne nje shkurtez dhe e vendosnin ne nje vazo.
Çdo djalë zgjidhte nje nga shkurtezat dhe kështu kishte zgjedhur vajzen qe do kalonte festen.
Zakonisht çiftet e festes përfundonin ne një dashuri dhe me vone ne nje martese.
Ne ate kohe Mbreti i Romes ishte Klaudio B. Burrat martoheshin por nuk donin te linin gratë dhe familjen e tyre per te shkruar ne lufte. Keshtu qe Klaudio B` dha urdhër te ndaloheshin martesat edhe fejesat.
Valentini ishte kundër! Bashke me shokun e tij te ngushte Mario (i cili me vone u njoh si Shen Mario), ndihmuan shume çifte te martoheshin fshehurazi. Kjo gjë u be e ditur nga Klaudio i cili u inatos shume me këtë lajm.
Klaudio kërkoi te arrestohej Valentini dhe te dënohej me vdekje: E qëlluan me nje shkop deri sa te vdiste dhe me pas i prenë kokën.
Kështu 14 Shkurti, pragu i festes “Lupercalia” u kthye nga Kisha Katolike në Festen e Shen Valentinit. Ajo dite u kthye ne festen e te Dashuruarve dhe arsyeja ishte pikërisht fakti që Shen Valentini ndihmonte të dashuruarit. Kurse dita e nesërme, u quajt ajo e beaqrëve apo të vetmuarve, ose Shën Faustini.