Sot jemi të gjithë kuksianë, barbarë e krenarë!

Opinionisti Ergys Mërtiri ka reaguar për protestën e sotme të qytetarëve të Qarkut të Kukësit dhe sidomos ndaj etiketimeve që kryeministri Rama i bëri aktit të tyre të prishjes së sporteleve “dhunë barbare”.

“Të gjithë ne, kokëulurit barbarë, që nuk ngrihemi dot edhe kur qeveria na grabit, dhunon, përdhunon e përbuz, jemi sot kuksianë.” – ka shkruar Mërtiri.

Mërtiri shkruan se sot dinjiteti ishte përballë arrogancës së hajdutëve, me hunj e gurë nëpër duar, për t’ia thyer asaj brinjët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në reagimin e tij në Facebook ai shkruan se nuk u shkatërrua asnjë pronë e përbashkët, por u thërrmua fodullëku kryelartë i një pushteti banditësh, që nuk di të respektojë popullin e vet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot u shkërmoq një ngrehinë kusarie që më shumë se paratë dhe gjakun e qytetarëve iu vjedh atyre dinjitetin, duke ua grabitur djersën hapur, ditën për diell.” – thekson ai.

Të gjithë ne, kokëulurit barbarë, që nuk ngrihemi dot edhe kur qeveria na grabit, dhunon, përdhunon e përbuz, jemi sot kuksianë.

Ne të nënshtruarit që durojmë në fyt shkelmin e pushtetit, ne që mbajmë peshën e taksave, heqjeve nga puna, grabitjen e pronës, përdhunimin e zyrtarëve, ishim të gjithë sot në Kalimash, me huj e gurë nëpër duar, si barbarë të lëruar nga fiqiri, për të shkatërruar çfarë të gjejmë përpara nga ky “qytetërim” cinik, shtypës, vjedhës, sundues e poshtërues që ka ndërtuar eleganca e tij, çorapekuqi kryeministër.

Ne të pagdhendurit, të paqytetëruarit, qeniet fallike kokëulura që qeveria na tall e përçmon, na qesh e përqesh, na shtyn e pështyn, na identifikon si gjenitale që nuk ngirhemi e nuk na ngrihet… sot i treguam arrogancës së tij, potencës së tij fallike kryelartë, se vjen një moment dhe viagra nuk të mban më!

Sot dinjiteti ishte përballë arrogancës së hajdutëve, me hunj e gurë nëpër duar, për t’ia thyer asaj brinjët. Sot nuk u shkatërrua asnjë pronë e përbashkët, por u thërrmua fodullëku kryelartë i një pushteti banditësh, që nuk di të respektojë popullin e vet. Sot u shkërmoq një ngrehinë kusarie që më shumë se paratë dhe gjakun e qytetarëve iu vjedh atyre dinjitetin, duke ua grabitur djersën hapur, ditën për diell.

Sot jemi të gjithë kuksianë!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?