Sot jepet çmimi Nobel për Letërsi, favorit edhe Ismail Kadare

Sot në orën  13:00 do të jepet Çmimi Nobel për Letërsi. Mes kandidatëve favorit  është edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se shkrimtari shqiptar ndodhet ndër pesë kandidatët kryesorë për të triumfuar.

Në krye të listës, ashtu si dhe vitin e kaluar është shkrimtari japonez, Haruki Murakami. Ai ndiqet në këtë listë nga Adonis, poeti sirian, që jeton në Paris.

Në vendin e tretë vjen Ngugi Wa Thongo dhe i katërti është Philip Roth, edhe ky një kandidat që prej vitesh është në krye të listës së Ladbrokes. I pesti renditet Ismail Kadare, i cili një vit më parë renditej i 7-ti.

SHKARKO APP