“Sot kam vetëm lot”/ Mesazhi prekës i nënës për Sokol Olldashin: Unë të kam përditë në kujtime

Kur mbushen 7 vjet nga humbja e Sokol Olldashit, përveç miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, nëna e tij e përkujton përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

“Sot unë kam vetëm lot, lot malli pafund, dhimbje pafund për ty biri im. 7 vite pritje pafund. Të dua pafund Koli im, kudo qofsh. Unë të kam përditë në kujtime, që nga hapat e parë, belbëzimet e para, e gjer atë mbasdite, që të përcolla”, shkruan në mesazhin e saj nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi.

Ish-ministri dhe ish-deputeti democrat humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik në aksin Elbasan-Tiranë mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.

SHKARKO APP