Sot nata e Elhaidës! Olta Boka: Stonoi pak

 

Sot është nata finale e Festivalit Europian të Këngës.

Shqipëria do të garojë me Elhaida Danin, e cila ka marrë vlerësime, por edhe kritika për paraqitjen e saj.

Vetë Elhaida e ka ulur ndjeshëm optimizmin, ndërkohë që një nga ish- konkurrentet e Eurovizion, Olta Boka, thotë se ajo ka pak shanse për të fituar.

“Me teori përjashtimi dhe mirëplanifikimi, mendoj se ka pak gjasa për fitore. Uroj të jetë në top 5,” tha Boka për Panorama Plus.

Sipas saj, edhe performanca e Elhaidës në gjysmëfinale pati probleme.

“Po të shihje performancat e tjera, vetëm efektet vizuale të krijonin gjendje e emocion. Performanca e Shqipërisë e kishte të vakët edhe lëvizjen e robotëve dhe të dritave pa energji. Ndërkohë që kënga ka kulm shpërthyes, aty nuk ndodhte asgjë”.

SHKARKO APP