Sot shtetit i ka rënë suvaja, nesër shtetit është i shembur!
Nga Nora Malaj –
Nuk ka dhimbje më të madhe kur vendi është buzë greminës , ndërsa shtetarët tanë kanë vënë syzet dhe vendin e shohim me rezultate “ magjike” dhe vrapojnë në tv për të treguar rezultatet imagjinare me slloganin “nga fitorja në fitore” .
Borxhet e qeverisë nuk kanë të sosur!
1.Nisma që u trumpetua aq shumë nga qeveria , ishte dhënia e bonuseve për fëmijët e porsalindur. Nuk lanë rast pa dalë nëpër media figurat ministrore , për të treguar sesa sociale është kjo qeveri??!!
Stoku i detyrimeve deri në Qershor 2019 është në vlerën 713.5 milion lekë. Detyrimet e reja të krijuara në periudhën Prill-Qershor 2019 janë në vlerën 90.8 milion lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është 622.7 milion lekë.
I gjithë borxhi sot është rreth 2.3 milonë euro për të porsalindurit dhe prindërit e tyre, që ende nuk kanë marrë bonusin nga kjo qeveri. Kjo është ironia e fatit! Qeveria punon me slloganin : Prento dhe mos realizo!
2. Rasti tjetër skandaloz , në media eshte deklaruar se në fund të vitit 2018 borxhet e papaguara të sigurimeve shoqërore arriten në 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.Rreth 1100 institucione që nuk iu paguajnë punonjësve të administratës sigurimet shoqërore, duke e kthyer situatën në një vjedhje të pastër , e duke treguar se ekonomia e vendit është në gjendje alarmi ! Një ditë, shumë shpejt, do të përballemi me pamundësinë e pagesave të pensioneve dhe pagave të qytetarëve , që ndryshe quhet krizë ekonomike , si rezultat i qeverisjes së paaftë dhe arrogante, me slloganin : Vidh çdo gjë që të del përpara!
3. Rasti i tretë, një Adoleshenti i dha fund jetës !Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Verri të Fierit. 15-vjeçari mësohet se ka varur veten brenda në kasolle. Arsyeja , varfëria . Familja e papunë dhe babai merrte asistencë sociale. Mes dilemës së emigrimit për të siguruar një jetë më të mirë dhe pamundësisë për të ikur, i riu adoleshent, zgjodhi rrugën më të dhimbshme, vetflijimin, duke na bërë të gjithëve fajtor e duke akuzuar shtetin , që nuk mjaftohet me faktin se të rinjtë po ikin masivisht nga vendi i tyre , po tashmë varfëria dhe pamundësia për një jetë me dinjitet , po i vret dhe shpresat dhe ëndrrat e të rinjve! ?Kjo është dhimbja më e madhe që po kalon vendi ynë , duke braktisur vendin !
4. Rasti i katërt, pas lajmit se mëngjesin e sotëm në një godinë në Qytetin Studenti kishte rënë suvaja e tavanit , vetëm katër muaj pas rikonstruksionit, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur në orët e mbrëmjes.
Studentet nga frika janë larguar nga godina.Dhe pas rënies së suvasë së godinës, pas zhvatjes së studentëve dhe largimit masivisht të të rinjve shqiptarë, pas rritjes s numrit të qytetarëve që blejmë me lista e varfërisë ekonomike dhe shpirtërore që ka kapluar Shqipërinë,tashmë shtetit i ka rënë suvaja , i ka ikur makiazhi , i janë tronditur themelet , po i bie çatia , po vetëm “timonieri ynë “ pa patentë, nuk e sheh që vendin po e çoj i sigurtë drejt humnerës !
Kjo është rruga që të çon një “i cmendur , që të gjithë tashmë po i çmend”!! Këtë do ta thoshte me gojën plotë edhe i madhi Dritero , po të ishte mes të gjallëve , ndonëse e la me të shkruar thënien e tij lapidare , “ një i çmendur të gjithë i çmend” , për situatën dhe grupin qeverises “Çmenduria ” që po na drejton !!!