Spartak Ngjela: Italia për ne shqiptarët është si vendi ynë

Nga Spartak Ngjela – Italianët po vuajnë masivisht nga një sëmundje vrastare. Italia është në një tension tërësor, se po lufton me vdekjen. Italia për ne shqiptarët është si vendi ynë. Pa Italinë mediatike, ne shqiptarët e pasluftës të Dytë Botërore do të ishim të verbuar nga sëmundja e egër çnjerëzore e sistemit hoxhist. Pa emigracionin aktual shqiptar të punësuar në Itali, rreth 500 mijë, gjendja jonë ekonomike si mirëqenie do të ishte në mjerim.
Po nuk është vetëm kaq: talenti i madh i popullit italian ka krijuar në histori substancën artistike të qytetërimit perëndimor, stilin e madh të qytetit evropian dhe poezinë e madhe botërore.
Italianët do ta fitojnë këtë betejë, dhe këtë ia urojmë nga zemra ne shqiptarët.

SHKARKO APP