“Special Olympics Albania”, një organizatë për kampionët me aftësi të kufizuara intelektuale

Prej më shumë se dy vitesh në Shqipëri ka marrë jetë një projekt i veçantë që synon të ndihmojë dhe integrojë në shoqëri dhe projektet sportive fëmijët dhe të rriturit me aftësi ndryshe.

“Program of Special Olympics Albania” (SOA) është zyrtarisht pjesë e projektit global “Special Olympics”, një nga organizatat më të njohura botërore për personat me aftësi të kufizuara e themeluar nga Eunice Kennedy Shriver, motra e Presidentit amerikan John Kennedy. Për të kuptuar rëndësinë e kësaj organizata, mjafton të përmendin se në një vit kjo nismë trajnon dhe organizon turne apo kampionate sportive për më shumë se 5 milionë persona në gjithë botë. Në një vit organizohen më shumë 100 mijë aktivitete. Synimi është që nëpërmjet sportit shoqëria të ndikojë në jetën e çdo personi me aftësi ndryshe, duke përmirësuar jo vetëm shëndetin e tij, por edhe duke realizuar projekte, lobim për nisma ligjore dhe sociale dhe mbi të gjitha për t’i bërë këta njerëz të mos ndjehen ndryshe nga pjesa e shoqërisë. Pjesë e kësaj organizate janë më shumë se 172 vende dhe historia e saj nis në vitin 1968. Fatmirësisht një grup i palodhur njerëzish të artit dhe shoqërisë civile, më nismën e tyre individuale, kanë arritur që t’a bëjnë Shqipërinë zyrtarisht pjesë të këtij rrjeti global mjaft të rëndësishëm për personat me aftësi ndryshe. Drejtor i këtij projekti në Shqipëri artisti i njohur Roland Hysi, kryetar i bordit drejtues, Endri Bushati, drejtorja sportive Bruna Hyka Komti dhe mjaft emra të tjerë të me përkushtim dhe qëllimin e mirë për të ndihmuar personat me aftësi ndryshe kanë arritur ta bëjnë Shqipërinë anëtare më të drejta të plota të Special Olympics.
“Qëllimi lëvizjes është të sigurojë në mënyrë të qëndrueshme, por edhe të vazhdueshme, trajnime sportive dhe gara atletike të llojit Olimpik gjatë gjithë vitit në shumëllojshmëri sportesh për personat me aftësi të kufizuara/ndryshe intelektuale”,- thotë Roland Hysi në një prononcim për “Koha Jonë”. Ai shton se synimi është që kjo organizatë të përcjellë vlera jo vetëm për komunitetin e personave që kanë aftësi të kufizuara/ndryshe intelektuale, por për të gjithë Shqipërinë e më gjerë.

“SOA ka nevoje për mbështetjen e qeverisë qendrore e lokale, institucioneve, bizneseve, organizatave dhe individëve të ndryshëm në komunitet, në mënyrë që të këtë zhvillim të qëndrueshëm e të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”,- shprehet artisti i njohur Roland Hysi.

Aktiviteti i SOA në Shqipëri synon të ofrojë trajnim sportiv gjatë gjithë vitit dhe konkurrencë atletike në një shumëllojshmëri të sporteve olimpike për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara intelektuale, duke u dhënë atyre mundësi të vazhdueshme për të zhvilluar aftësitë fizike, të tregojnë kurajo, të gëzojnë përvojë dhe të marrin pjesë në ndarjen e dhuntive, aftësive dhe miqësinë me familjet e tyre, atletët e tjerë të Olimpikut Special dhe komunitetin.
Falë angazhimit të Program of Special Olympics Albania nuk kanë munguar dhe rezultatet e para në pak kohë. Në lojërat olimpike speciale botërore Shqipëria u përfaqësua denjësisht dhe korri rezultate të kënaqshme, nga sportistët Gersi Troka, në disiplinën e notit dhe Lulëzim Koçi në disiplinën Atletikë, të cilët arritën rezultate mjaft pozitive.

Special Olympics Albania në Dubai

 

Drejtori Kombëtar i SOA, Roland Hysi dhe sportisti Gersi Troka

SHKARKO APP