SPECIALE/ Origjina e vezës së Pashkës, simbolika e saj nga Mesjeta në ditët e sotme

Pashka është festa kryesore e Krishtërimit, katolikëve dhe orthodokëseve. Sipas Biblës e të tjera dokumenteve të shkruara, Pashkët celebrohen sipas të gjitha riteve të krishtera dhe njihet botërisht si ringjallja e Jezu Krishtit, që ndodhi ditën e tretë pas kryqëzimit të Tij dhe që i binte ditë e diel. Data e Pashkës ndryshon nga viti në vit. Sipas cikleve hënore bie si datë gjithmonë e diela e parë pas hënës së parë pranverore, e përcaktuar edhe nga celebrime dhe kohësh liturgjike, siç është periudha e Krezhmes dhe Rrëshajet, ose “Pentekoste”. Pashka e krishterë ka lidhje të rëndësishme, por dhe domethënëse me Pashkën hebre.

Veza e Pashkës

Vezët e Pashkëve janë një traditë mjaft interesante e kësaj feste fetare dhe është bërë në të njëjtën kohë simbol i festës kristiane, bashkë me pëllumbat, që simbolizojnë paqen. Në krishtërim vezët simbolizojnë ringjalljen e Krishtit. Tradita e dhurimit të vezëve të vërteta, të dizenjuara, ose jo ka hyrë në festën e Pashkëve që nga Mesjeta.

Tradita e dhurimit të vezës

Veza e zbukuruar nga dora e njeriut dhe shkëmbimi i vezëve gjatë festës tashmë është e pranishme në çdo familje të krishterë.Veza ka patur trajtim të gjerë simbolik që nga lashtësia. Vezët shpesh kanë mishëruar simbolin e vetë jetës, por edhe të mallkimit dhe mëkatit. Sipas disa besimeve pagane dhe mitologjike, qielli dhe toka konsideroheshin dy gjysma që krijonin Vezën. Ndërsa egjiptianët e konsideronin vezën si lëvozhgën që përmblidhte katër elementët e Universit (uji, ajri, toka dhe zjarri). Tradita e dhurimit të vezës është e dokumentuar që nga Persianët e lashtë, ku mbizotëronte tradita e shkëmbimit të vezëve të pulës me ardhjen e stinës së pranverës. E ndjekur kjo traditë dhe nga popuj të tjerë të antikitetit si egjiptianët, të cilët e konsideronin ndryshimin e stinëve si ditën e parë të vitit, gjithashtu grekët dhe kinezët. Shpesh vezët i zbukuroheshin me dorë.

Mircea Eliade shkruan mbi kosmogoninë, pra mbi krijimin e botës se, “Shpjegimi i ekzistencës se vezës kozmogonike të krijimit, testuar në Polinezi është po ai i Indisë antike, Indonezisë, Iranit, Greqisë, Lituanisë, Estonisë, Finlandës e Afrikës qendrore dhe pjesa qendrore e Amerikës së jugut. Në Rusi dhe Suedi janë gjetur vezë argjile në shumë varreza. Statujat e Dionisit të gjetura në varret në Beoti kanë një vezë në dorë, shenjë e rikthimit të jetës. Ndërsa adepteve të orfizmit u ndalohej ngrënia e vezëve, pasi ky kult i ashtuquajtur i mistershëm për nga ritet sekrete, me të cilat zhvillohej, kish për qëllim daljen e njeriut nga cikli i pafund i ringjalljeve dhe kalimeve nga një jetë tek tjetra, pra kërkonte një formë zhdukjeje të rikthimit periodik të vetë ciklit të jetës.

Veza përfaqëson ripërsëritjen ekzemplare të Kozmosit, imitim i Kosmologjisë

Krishtërimi rifillon traditën e atyre që e shihnin vezën si simbol i jetës. Veza në fakt i ngjan një guri të privuar nga jeta, siç është gropa me gurë, ku u varros Jezusi. Por nga ana tjetër brendësia e vezës ka jetë, aq sa duket gati të shpërthejë, ndonëse siç e thamë duket e pajetë. Në këtë këndvështrim veza bëhet simbol i ringjalljes, pra që me ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit nga Ponci Pilat.

Veza e Pashkës në Mesjetë

Shkëmbimi i vezëve të zbukuruara u zhvillua në Mesjetë si dhuratë për personelin shërbyes për të ringjallur, apo gjallërruar forcën dhe besimin. Po në të njëjtën periudhë veza e ngjyrosur jepte simbolin e rilindjes së pranverës dhe natyrës si dhe simbolin e rilindjes së njeriut tek Krishti. Përhapja e vezës si dhuratë Pashke lind në Gjermani, ku u krijua kjo traditë e dhurimeve të vezëve të thjeshta në kohë festash. Në origjinë vezët ziheshin të mbuluara me gjethe pemësh, ose sëbashku me petale lulesh në mënyrë që të merrnin nuanca ngjyrash.

Veza “Fabergé'”

Por, në Mesjetë u bë traditë edhe krijimi i vezës artificiale e prodhuar, ose e veshur me material të çmuar si, argjend, platin, apo flori, e destinuar për aristokracinë dhe klasën fisnike. Eduardi i Parë, mbret i Anglisë nga viti 1272-1307 urdhëroi krijimin e rreth 450 vezëve të veshura me Ar për t'i dhuruar me rastin e festës.

Veza e Pashkës sot

Veza e Pashkës e lyer me të kuqe, tipike e traditës katolike dhe orthodokse e riteve të Orientit. Në tradita të ndryshme Pashkësh, veza vazhdon të luajë rol një javë para Pashkëve dhe gjatë festës. Gjatë periudhës së Krezhmeve (të krishterët nuk hanë mish dhe bulmet gjatë kësaj periudhe, si dhe nuk kryejnë fejesa, apo martesa), për arsye të agjërimit, vezët shpesh nuk konsumoheshin dhe grumbulloheshin për periudhën e ardhshme të festës. Në traditën e vendeve të Ballkanit dhe Greqia ortodokse, vezën e pulës të zier prej shekujsh e ngjyrosnin tradicionalisht me të kuqe, ngjyrën simbol të pasionit e të vuajtjes. Vetëm më vonë filluan dhe ngjyrat e tjera. Veza konsumohet zakonisht në ditën e së Enjtes së Madhe, ditën e Darkës së Fundit, si dhe në ditët e ardhshme. Ditën e Pashkës në shumë rite fetare bëhet Bekimi publik i Vezës (dhe i bukës), simbol i ringjalljes dhe ciklit të jetës, si dhe shpërndarja mes të afërmëve.

Thyerja e vezëve, domethënëia e vezës së fortë

Përpra se të konsumohet një veçanti në tavolinën e mëngjesit të festës, secili zgjedh vezën e vet dhe nis gara, duke përplasur ekstremet e vezëve, derisa zgjidhet veza më rezistuese, pra ajo që nuk është thyer. Ky fakt konsiderohet si mbarësi për të zgjedhurin me vezën më të fortë. Ngjyrimet tani bëhen me ngjyrues ushqimor tipik pastiçerie, por në të kaluarën përdoreshin prodhime bimore, midis të tjerash lëkura e qepës, sidomos varieteti i kuq. Më vonë, përkatësisht në shekullin e fundit hyri përdorimi i vezës çokollatë, pasuruar me një dhuratë të vogël në brendësi. Nëse para disa dhjetëvjeçarëve përgatitja e vezës me çokollatë ju ishte besuar punishteve artizanale, sot veza e Pashkës çokollatë është një produkt shumë i përhapur dhe prodhohet dhe hyn në industrinë ushqimore. Vezët me çokollatë të përmasave të ndryshme i gjen deri një muaj para festës së Pashkës, efektivisht siç ndodh dhe me përgatitjet e Krishtlindjes. Prodhimi i vezëve në Itali ju është besuar thuajse krejtësisht pastiçerive të mëdha industriale. Aktualisht më të përhapura janë vezët e tematizuara prej filmave vizatimorë, ose sipas skuadrave të futbollit.

 

 

 

RECETA 

Si t’i ngjyrosim vezët e Pashkëve me metoda natyrale

E keni menduar ndonjëherë t'i ngjyrosni vezët e Pashkëve pa ngjyrues artificialë, por veçse me përberes natyralë? Vezët e ngjyrosura janë një nga simbolet më të bukura e të hareshme të Pashkëve: na sjellin ndërmend traditën, pranverën dhe falë ngjyrave të tyre dinë t'i japin një ndjesi disi të shpenguar e të lehtë tavolinave tona.

Ngjyrosja e vezëve është një mënyrë e përkryer për të kaluar kohën me fëmijet, të cilët kështu mund të clodhen, duke u çliruar nga ritmi i përditshmërisë. Përzgjedhja e përdorimit të përbërësve që gjejmë normalisht në kuzhinat tona kundrejt përzgjedhjes së ngjyrave artificiale mund edhe të jetë një mënyrë shumë e mirë për të shtuar vetëdijen tonë dhe të fëmijëve, ndaj asaj që ne hamë zakonisht. Bëhet fjalë për një përzgjedhje të detyrueshme për ata që vuajnë nga alergjitë, ose ndjeshmëri ndaj disa substancave të ndryshme. Vezët e Pashkëve të ngjyrosura me metoda natyrale do të kenë ngjyra të embla pastel më pak të theksuara se ato që realizohen me ngjyrues: madje edhe koha e duhur do jetë më e gjatë dhe do ndryshojë në bazë të ngjyrosësve natyralë që do përdorim, por rezultati do të jetë vërtetë mahnitës.

Përbërësit:

Vezë (pule, ose mëllenje)

Uthull e bardhë

Qepë e kuqe, ose e verdhë, kurkuma, panxhar, spinaq, lakër e kuqe

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë vezët. Vendosni vetë, nëse doni t'i qëroni, apo t'i lini me lëvozhga (në këtë mënyrë kuptohet që ngjyrosja e brendshme do jetë më pak e dendur, por për shembull me vezët e mëllenjave mbi lëvozhgat e tyre arrijmë një efekt vërtetë shumë të veçantë.Tani përgatisni bazat ngjyruese duke patur parasysh këto të dhëna që ju mundësojnë të kuptoni, cilin përbërës duhet të përdorni për të përfituar ngjyrën e dëshiruar:

Ngjyrë portokalli: lëkura e qepes së verdhë, speci i kuq.

Ngjyrë e verdhë: kurkuma

Ngjyrë jeshile: spinaq

Ngjyrë qiell: boronicë, verë e kuqe, lakër e kuqe

Ngjyrë blu: të njëjtat e mësipërme, por duke i lënë në lëngun e tyre një natë të tërë

Ngjyrë e kuqe: panxhar, lëkurë qepë të kuqe, në këtë rast më pak kohë në lëng të vet, përndryshe mund të dalë ngjyrë kafe

Ngjyrë roze: panxhar, por pak fare kohë

Ngjyrë vjollcë-lejla: infuzion në ngjyruesin e kuq, më pas në atë bojëqiell pa e tepruar kohën e mbajtjes në të

Zgjidhini përbërësit tuaj dhe grijini fare hollë. Këshillohen edhe mbeturinat e centrifugave me fruta e perime. Vërini të ziejnë në pak ujë për rreth 30 minuta, filtrojeni lëngun dhe shtojini atij uthullën e bardhë  (një lugë çdo 100 ml ujë): ky pasazh ndihmon që pigmenti të fiksohet.

Tani i zhytini vezët në bazat e kolorantëve, duke patur kujdes për kohën e ndjenjes në lëngun e tyre: për ngjyra më të theksuara mund edhe t’i mbajmë një natë të tërë, ndërsa për ngjyra më të lehta mjaftojnë pak minuta, si në rastin e ngjyrës rozë, apo portokalli që na e jep lëkura e qepës. 

Ngjyrosja e vezëve të Pashkëve me këtë metodë është e thjeshtë dhe mjaft argëtuese dhe çka është e rëndësishme me një rezultat të sigurtë.

Përktheu: Albina Gjergji

SHKARKO APP