Spidermani francez ngjitet në kullën 200 metra të lartë

Një alpinist, me nofkën Spidermani francez, është ngjitur pa asnjë masë mbrojtëse në lartësinë 202 metra në Heron Tower, Londër.

Alain Robert në mënyrë të paligjshme hypi në kullën e lartë duke rrezikuar jetën.

Zyrtarët arritën në vendngjarje por ishin tepër vonë për të ndaluar 56-vjeçarin.

Robert, i cili është ngjitur më parë në ndërtesën 828 metra të Burj Khalifa në Dubai, e kishte shumë të lehtë të ngjitej në kullë.

Si gjithmonë ai nuk përdori veshje të sigurisë por vetëm dorashka dhe shkumës.

Robert tha se ai vetëm vendosi se kush do të ishte ndërtesa dhe u ngjit.

“Kam 44 vite që merrem me alpinizëm. Kjo që po bëj është një mënyrë jetese, një mënyrë për të shprehur veten, të jetoj ëndërrat, pasionin tim dhe të jetoj jetën time aq sa mundem. Definitivisht kjo është e rrezikshme,”-tha ai.

Robert gjithmonë arrestohet kur të kthehet në tokë.

SHKARKO APP