Spiropali flet për kundërshtaren Duma

Deputetja e PS, Elisa Spiropali komentohet vazhdimisht për deklaratat e saj, por jo rrallë edhe për pamjen e jashtme.

E ftuar në rubrikën “BE Coffee” në “E Diela Shqiptare”, me tre aktorët e humorit Erionin, Besin dhe Olsin, Spiropali është pyetur nëse është kundërshtare me deputeten e PD, Gruda Duma jo vetëm në bindjet politike, por edhe në pamjen e jashtme.

“Me Grida Dumën, jeni kundërshtare vetëm në ide apo edhe në pamje?”, e pyet Bes Kallaku Spiropalin. “Kjo ishte shumë e thellë për ta kuptuar. Besoj se edhe Grida është nga ato që sfidën e ka me veten dhe jo me të tjerët”, shprehet deputetja e PS.

SHKARKO APP