Spitali i ri në Kukës/Manastirliu: Investimi 3 mln euro, 70 mjekë specialistë në spitalet rajonale

Banorët e qarkut të Kukësit do të kenë një maternitet të ri dhe spitalin e rikonstruktuar, falë investimit të qeverisë me vlerë 3 milion euro. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta, Manastirliu inspektoi punimet e maternitetit dhe spitalit të ri të urgjencës dhe kirurgjisë në spitalin rajonal të Kukësit.

”Kanë nisur punimet me një investim prej 3 milion euro të qeverisë shqiptare, ndërsa faza e dytë pritet të fillojë brenda këtij viti. Punimet kanë ecur përsa i përket urgjencës me të gjitha zonat e triazhimit dhe ndarjen funksionale të saj dhe sallat e reja, reaminacionin e ri dhe të gjithë organizimin funksional, të spitalit të ri të Kukësit i cili do të përfundojë brenda vitit 2021”.

Gjatë inspektimit të punimeve në spitalin e Kukësit, ajo theksoi se është përmirësuar shërbimi i specializuar për banorët e qarkut të Kukësit, me ardhjen e mjekëve të rinj specialisitë.

”Është rëndësishme të investojmë në infrastrukturë por gjithashtu dhe në ekipe mjekësore. Pesë mjekë specialistë sapo janë punësuar në spitalin Rajonal Kukës, mes të cilëve gjinekologë dhe endokrinologë, që do të garantojnë ato shërbime të specializuara për të cilat kishin nevojë banorët e kësaj zone. 70 mjekë specialistë sapo po punësohen këto ditë në spitalet rajonale”.

SHKARKO APP