Stadium i shkëlqyer, tani na duhet dhe një kombëtare dhe një Fadil Vokrri
Nga Edmond Arizaj
Nje super-reklame, me kryeministrin ne balle, per stadiumin e ri. Mese e merituar.
Stadiumi eshte i bukur, madheshtor, modern, i paraqitshem, nje kenaqesi per syrin, krenarine dhe vanitetin tone. Por le te mos behemi qesharake.
T’i leme menjane krahasimet me stadiumet-simbol, apo rudimentet “te paret ne Ballkan, te dytet ne Europe”.
Asnje lloj shkelqimi, madje as ky stadium i mrekullueshem, nuk mund ta mbulojne ate 2-2 me Andorren, ku refreni i zakonshem qe degjohet keto dite eshte: E shiti Duka!
Atehere per cfare duhet ky lloj shkelqimi?! Pazari, pazar mbetet, si ne tavoline argjendi, si mbi samar gomari. Tifozet, si ata qe mund te shkojne si ne opera me frak e kollare, si ata “hallexhinjte” qe shohin nga TV, apo sheshet, duan vec nje gje, ekipin e tyre.
Ai eshte pasuria e tyre, as kulla me ambientet tregtare, as mijera metrat katrore zyra te FSHF, as parkimi, asgje nga keto pra qe do mbahen e funksionojne me leket e tyre.
Ata e kane treguar veten perhere dhe askush nuk mund t’i neperkembe duke ua vene ne dyshim dashurine per ekipin. Thjesht, te tjere duhet te punojne per kombetaren, jo vetem per lustren.
Dhe e kane nje pike referimi: Fadil Vokrri. Urime Shqiperise dhe Kosoves!