Stafit të një hoteli nuk i pritet, vendosin përpara kohe pemën e zbukuruar për Krishtlindje

Krishtlindjet janë 107 ditë larg por ka disa njerëz që kanë nisur që tani ta ndjejnë atmosferën e festave.

Kështu, stafi i një hoteli ka vendosur në ambientet e Old Ship në Brighton një pemë të zbukuruar pikërisht tre muaj e gjysmë përpara Krishtlindjeve.

Duke folur për MailOnline, menaxheri i përgjithshëm u hotelit u shpreh:

Swiss Digital Desktop Reklama

Krishtlindjet në hotelin tonë janë gjatë gjithë vitit. Old Ship shërben mijëra darka Krishtlindjesh përpara, gjatë dhe pas Krishtlindjeve…Ne priremi të mendojmë për mënyra të pazakonta për t’u treguar njerëzve rreth asaj që bëjmë.”
Ai shtoi gjithashtu se pema është thjesht fillimi i organizimeve më madhështore që vijnë në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është vetëm hoteli Old Ship që i ka nisur festimet më herët se të gjithë këtë vit, Selfridges e hapi seksionin e tij të Krishtlindjeve dy ditë më parë se vitin e kaluar, në korrik, në mes të të nxehtit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?