Stakim energjie 2 ditë me radhë në Tiranë, OSHE: Këto janë zonat dhe oraret

Drejtoria Rajonale e OSHEE-së Tiranë ka publikuar mbrëmjen e sotme një njoftim për abonentët që do të preken nga stakimi i energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

Në njoftim thuhet se për shkak të disa punimeve në rrjet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike duke treguar datat dhe orët e ndërprerjes së energjisë.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 25-26 shkurt

Për shkak të punimeve të planifikuara që po kryhet nga drejtoria rajonale e OSHEE Tiranë, në datat 25-26 shkurt do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

25 shkurt/09:00-15:00
Pjesërisht rruga “Nazmi Rushiti”, rruga “Has Mema”, rruga “Imer Ndregjoni”, rruga “Ali Demi”

26 shkurt/ 09:00-15:00
Pjesërisht “Rruga e Dibrës”, Konvikti i Vajzave.

SHKARKO APP