Starton sezoni televiziv, Kosova mbizotëron në ekranet shqiptare

Sot në mbrëmje rikthehen emisionet politike. Kosova ka marrë vëmendjen kryesore në Shqipëri pas takimit më 4 shtator në zyrën Ovale të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Eni Vasili në “Open”, ka rezervuar Kosovën për teleshikuesit. Presidenti Hashim Thaçi do të jetë sonte në “Open”, ku do të rrëfejë situatën në Kosovë, akt-akuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale për të, por edhe zhvillime të tjera që pritet të marrin sot “versionin” e tij të historisë.

Blendi Fevziu në “Opinion” në një panel me gazetarë, analistë e politikanë që ishin dëshmitarë që takimit do të diskutojë lidhur me atë se çfarë do të sjellë marrëveshja për shqiptarët e Kosovës, por edhe rajonin në tërësi.

Ky është një rregull që “thyhet”, nga gazetari Cim Peka. Peka do të ketë të ftuar sot ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili do të flasë për marrëveshjen në Uashington, situatën e brendshme në PD por edhe shumë çështje të tjera.

SHKARKO APP