Statuja “Golden Globe” e Marilyn Monroe shitet në ankand për një çmim rekord

Statuja e çmimit për ‘World Film Favourite Female’ bëri historinë si ‘Golden Globe’ më i shitur në një ankand.

Statuja e vitit 1961 e ikonës së Hollywood, Marilyn Monroe u shit për 250 mijë dollarë.

Ky është i vetmi ‘Golden Globe’ në botë që është shitur me një çmim kaq të lartë në një ankand.

Makina e Monroe 1956 Ford Thunderbird, dy vendëshe, doli në ankand për herë të parë dhe shkoi nën çekiç për 490,000 dollarë në Icons & Idols: Hollywood.

Aktorja u fotografua duke i dhënë makinës me bashkëshortin e tij, dramaturgun Arthur Miller, menjëherë pas martesës së tyre në qershor 1956.

Legjenda e ekranit mbajti në pronësi automjetin për gjashtë vjet deri pak para vdekjes së saj në 1962.

Darren Julien, president i ankandit Julien, tha se makina ishte “jo vetëm pjesë e historisë së automobilave por vjen me një atmosferë magjepsëse, romancë dhe tragjedi të një legjende të vërtetë të Hollywood”.

/Ora News.tv/

 

SHKARKO APP