Statuja më e madhe në botë (FOTO)

India po përgatitet për të inauguruar javën e ardhshme statujën më të gjatë në botë. Bëhet fjalë për statujën e Sardar Vallabhbhai Patel, një politikan dhe lider social, i cili ishte pjesë e luftës së lirisë që rezultoi me pavarësinë në 1947. Me 182 m, mbi lumin Narvada në shtetin Gujarat, statuja pritet të inaugurohet në 31 tetor me afërsisht 1850 tonë bronx dhe mendohet se ka një kosto prej 410mln $.

Imazhet e publikuara tregojnë punëtorët indianë që po bëjnë punimet e fundit të Patel. Ky projekt ambicioz është lajmëruar nga Modi në 2010, i cili ishte në atë kohë kryeministri i Gujarat.

Projekti përfshin edhe një muze dhe një qendër kërkimesh e argëtimesh. Modi pritet që ta inaugurojë Statujën javën tjetër në një ceremoni me të ftuar shumë të rëndësishëm dhe liderë qeveritarë.

SHKARKO APP