Stërnipi i Hitlerit donte të martohej me një grua hebreje

Një nga stërnipat e Adolf Hitlerit do të martohej me një grua hebreje por fejesa u prish kur ajo mësoi historinë shokuese të familjes së tij.

Alexander, Brian dhe Louis Stuart-Houston janë stërnipërit e fundit të diktatorit nazist dhe kanë kaluar jetën duke u munduar të fshehin pemën e tyre gjenealogjike. Në intervistën e tij të parë në më shumë se një dekadë, Alexander, më i madhi i vëllezërve, emri i dytë i të cilit është Adolf, theu heshtjen duke thënë se zërat se treshja kishte vendosur që të mos martohej dhe të mos bënte fëmijë ishte budallallëk.

Ai zbuloi se një nga vëllezërit e tij, të cilit nuk ia bëri të ditur emrin, kishte në plan të martohej me një grua hebreje, por marrëdhënia përfundoi kur ajo mori vesh se kush ishte në të vërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumica e fqinjëve të vëllezërve në qytezën e vogël Patchogue, Long Island, nuk e dinë aspak se këta tre burra kanë lidhje me Hitlerin. Babai i tyre, William Hitler, ishte nipi i Fyhrerit. Gjyshi i tyre, Alois Hitler, ishte vëlla nga babai i Adolfit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?