Stina e verës, larmi fustanesh me pika shumëngjyrëshe

Harrojini pikat klasike të bardha në një sfond të zi, ose të kaltër, atë dizenjo që të kthen menjëherë në vitet ’50 dhe zhytuni në një larmi fustanesh me pika plot ngjyra.

Nga ana tjetër, kush tha se kjo fantazi duhet të jetë vetëm në versionin e saj tradicional?
Në fakt, vera 2018 ka më shumë se një surprizë për dizajnin e pavdekshëm me pika, me propozime të pazakonta.

Plot me larmi ngjyrash, fantazia me pika e sezonit të nxehtë do të transformojnë edhe pamjen më të zakonshme, duke i dhënë një grimë klasit të kësaj mode.

Pikat e reja janë me ngjyra dhe madhësi të ndryshme, në shumë raste ekstravagante në kombinime për gëzimin e ndjekëseve të apaisionuara pas modës.

Çfarë të veshim ?

Stili i viteve ’50 , është elegant dhe shik, i aftë për t’i dhënë joshje edhe fustaneve më të thjeshtë.

Këtu kemi një përzgjedhje të fustaneve më të bukura ‘polka-dot’ në kombinime ngjyrash shumë të pazakonta dhe të papritura.

SHKARKO APP