Stop fishekzjarreve për të mbrojtur kafshët e egra

Autoritetet në ishujt Galapagos kanë ndaluar shitjen dhe përdorimin e fishekzjarreve në arkipelag për të mbrojtur faunën e saj unike.

Fishekzjarre që prodhojnë dritë, por pa zhurmë, janë përjashtuar nga ndalimi.

Konservatorët thonë se kafshët vuajnë nga ritme të larta të zemrës, dridhje dhe ankth pas ngjarjeve piroteknike.

Mijëra njerëz vizitojnë ishujt çdo vit, të tërhequr nga biodiversiteti i saj dhe mjedisi i pacenuar.

“Kjo është një dhuratë për ruajtjen e Ekuadorit dhe botës,” shkruante në Twitter, presidentja e këshillit lokal, Lorena Tapia.

“Ekosistemet aq të ndjeshme si ato të ishujve Galapagos janë të prekura nga fishekzjarret, veçanërisht fauna e saj, e cila është unike”, shtoi ajo.

SHKARKO APP