Stormy Daniels paralajmëron Donald Trump: Është tepër vonë për të më blerë

Ylli i pornografisë amerikane, Stormy Daniels është shfaqur në mnyrë të papritur në emisionin televiziv amerikan “Saturday Night Live”, ndërsa debati  i saj ligjor me Donald Trump mbi një marrdhënie midis tyre vazhdon.

Ndërsa luhej një skenë humori rreth Trump, ajo e ka ironizuar duke thënë: “E di që nuk besoni në ndryshimet klimatike, por një stuhi është si një fëmijë që vjen”. Daniels thotë se është paguar 130 mijë dollarë nga avokati i Trump në 2016 për të heshur.

Ajo thotë se ka pasur një lidhje me presidentin amerikan, ndërkohë që ai ishte martuar me Melanie Trump. Por Trump i ka mohuar këto akuza. Megjithatë ai është shprehur se e ka rimbursuar avokatin e tij,  Michael Cohen për pagesën prej 130,000 dollarë, për të cilën Trump thote se e ka dhënë për të ndaluar Daniels që të bënte deklarata të rreme. Në sketch u shfaqën aktorët Alec Baldwin si Trump dhe Ben Stiller si  Cohen.

Bawldin, duke luajtur rolin e Trump i thptë avokatit të tij që të telefonojë Storms që të mbyllnin mosmarrëveshjen njëherë e përgjithmonë. Daniels “përgjigjet” në telefon, ndërsa Trump e pyet se çfarë do në këmbim që të heqë dorë. Por Daniels i thotë: “Më falni Donald është tepër vonë për këtë. E di që nuk besoni në ndryshimet klimatike, por një stuhi është një fëmijë që vjen”.

Michael Cohen Wiretap Cold Open - SNL

SHKARKO APP