“Stratolaunch”, avioni më i madh në botë nis testimin (VIDEO)

“Stratolaunch” avioni më i madh në botë, ka një shtrirje krahësh prej 117 metrash, thuajse dyfishin e asaj të një Boeing-u 747. Ky avion ka një kabinë të dyfishtë, një për ekuipazhin dhe tjetrën për kompjuterin e bordit.

E veçanta është se mes tyre ka një platformë për të ngarkuar një sistem lançimi, si për shembull një raketë, në gjendje për të dërguar satelitë dhe ngarkesa drejt orbitës së ulët tokësore. Nëse testet e tjera në pistë do të kenë rezultat pozitiv, avioni mund të kryejë udhëtimin e parë të tij këtë verë.

“Stratolaunch” është margaritari i kompanisë private hapësinore të udhëhequr nga Paul Allen, bashkëthemelues i Microsoft. Të gjashtë motorët që shtyjnë avionin 227-tonwsh kanë bërë që “Stratolaunch” të arrijë një shpejtësi prej 74.8 km/h në pistë, e para prej tre shpejtësive të programuara për testet.

Low-Speed Taxi Test

SHKARKO APP