Stres nga pushimet, qeni dërgohet me avion privat në spital

Një resort në ishullin Sardenja të Italisë, ka pasur si mysafir të veçantë një majat rus, i cili me vete kishte edhe qenin. Kafsha është bërë protagonist i lajmeve në televizionet lokale. Kjo pasi qeni u dërgua me urgjencë nisi avion privat drejt Moskës për probleme shëndetësore.

“La Nuova Sardegna” ka publikuar e para lajmin dhe ka ndjekur çështjen nga afër, duke zbuluar gjithçka ka ndodhur. Miliarderi i shqetësuar për qenin e tij nuk hezitoi ta niste në Moskë për ta vizituar tek veterineri i tij i besueshëm. Rruga, ushqimi dhe ndryshimi i klimës kanë qenë shkaqet që qeni i manjanit ishte ndier keq.

Miku me katër këmbë pasi u vizitua nga veterineri i tij u rikthye menjëherë në Itali. Ai nuk kishte pasur asgjë tjetër veçse pak “stres” nga ndryshimet. Më pas manjati me familjen e tij dhe qeni vazhduan pushimet në ishull.

SHKARKO APP