Studentë, a dëshironi 5 muaj praktikë në Bundestagun gjerman?

A doni të merrni pjesë në Praktikën e Bundestag-ut Gjerman? Kësaj ofertë me interes për studentët shqiptarë e bën Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, e cila njofton:

“Bundestag-u Gjerman së bashku me Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin Humboldt të Berlinit si dhe Universitetin Teknik të Berlinit akordon bursa për të diplomuarit e rinj.

Me ndihmën e programit të IPS-së, përgjatë pesë muajve shqiptarët/et mund të njihen nga afër me punën e Bundestag-ut Gjerman. Programi përbëhet nga disa aktivitete, seminare dhe një praktikë tre mujore pranë një deputeti të Bundestag-ut gjerman. Bursantët/et gjithashtu regjistrohen gjatë semestrit të verës pranë Universitetin Humboldt dhe mund të marrin pjesë në kurset e ofruara nga tre universitetet e Berlinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parakusht është ndër të tjera diploma universitare (niveli Bachelor ose më lart) si dhe zotërimi shumë i mirë i gjuhës gjermane. Informacione të mëtejshme dhe dokumentat e kërkuar për aplikim i gjeni këtu: www.bundestag.de/ips

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju lutemi të dërgoni dokumentat e plota të aplikimit në adresen: [email protected]. Afati i fundit i aplikimit është dt. 31 korrik 2019. Mirëpresim aplikimin Tuaj!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?