Studentët e Departamentit të Administrimit Publik në UAMD, pajisen me dy diploma të dyfishta me La Sapienza në Romë dhe Côte d’Azur të Francës
Universiteti Aleksandër Moisiu në Durrës ndërmjet Departamentit Administrim Publik aktualisht ofron dy diploma të dyshishta, një në ciklin e parë të studimeve bachelor në profilin Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me Universitetin SAPIENZA të Romës, Itali dhe një në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave në Administrim Publik me Universitetin Côte d’Azur të Francës.
Universiteti Aleksandër Moisiu në Durrës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Univeristetin SAPIENZA të Romës në Itali dhe për njohjen e diplomave. Kështu, studentët të cilët zgjedhin të studiojnë në këtë universitet, do të marine dhe një diplomë nga universiteti i njohur italian SAPIENZA. Ky program i parë i kësaj natyre në Shqipëri ofron përgatitjen e duhur për menaxhimin e politikave për bashkëpunim dhe zhvillim, me vëmendje të veçantë në aspektet institucionale dhe socio-kulturore. Gjithashtu, Universiteti i Durrësit ka marrëveshje bashkëpuhimi dhe me Universitetin e Nicës në Francë.
E pyetur lidhur me këto diploma Përgjegjësja e Departamentit Administrim Publik, Gentiana Kraja, shprehet se diploma e dyfishtë është një mundësi e shkëlqyer për studentët shqiptarë të cilët tani kanë mundësinë të fitojnë në fund të studimeve të tyre një diplomë italiane në një nga univerisitetet më të mira në rang botëror, dhe një diplomë franceze gjithashtu e të njëjtit kalibër pa patur nevojë të ikin nga Shqipëria.
“Studimet e këtyre dy diplomave janë parashikuar të zhvillohen në Shqipëri në të tre vitet akademike. Studentët shqipëtarë do të kenë gjithashtu mundësi për të këmbyer eksperienca studimi edhe në Universietin Sapienza të Romës, ashtu siç edhe në Universitetin Côte D’Azur të Nicës në varësi të programit. Kurrikulat e secilës prej këtyre diplomave janë ndërtuar në menyrë të tillë që jo vetëm t’i përgjigjen në mënyrë thelbësore tregut të punës, por edhe në harmoni të plotë me kurrikulën analoge në Universitetin Sapienza apo në Universitetin e Nicës”, sqaron Kraja. Sipas saj, nundësitë e tregut të punës për secilën prej diplomave janë të mëdha dhe vetëm në rritje, ndërkohë që për secilën prej tyre është garantuar njohja e plotë (ekujvalentimi) në nivel ndërkombëtar.
Më tej, Përgjegjësja e Departamentit Administrim Publik bwn tw ditur se në kuadër të këtyre diplomave të dyfishta studenti ndjek studimet në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës këmben eksperienca studimi me Universitetin La Sapienza në Romë apo në Universitetin e Nicës. “Në përfundim të studimeve studenti pajiset me dy diploma, një nga Universiteti i Durrësit dhe një nga Universiteti La Sapienza apo nga Universitetit Côte D’Azur të Nicës, në varësi të programit”, theksoi Gentiana Kraja.
Realizimi i këtyre diplomave nga studentët mbështetet financiarisht nga shteti shqiptar nëpërmjet projekteve të ndërkombëtarizimit, nga Universiteti i Durrësit si dhe nga projektet Erasmus të BE.