Studenti që u procedua nga policia: Vërshoni rrugëve! Ediramçe nuk jetohet më!

Nga Xhuliano Bregasi*
Pushteti ka nisur procedim penal, për shkak të protestës së studentëve, edhe për mua e për disa shoqe e shokë. Për besë, nder më të madh nuk paska!

Mendojnë se na trembin gjobat a burgu, ndërkohë që jemi në një burg të madh nga i cili po përpiqemi të dalim! Ne do të dalim nga ky burg me çdo kusht e çmim, për t’u liruar vendin pushtetarëve të sotëm e të derisotëm! Ne as trembemi, as stepemi, sepse me vete kemi të drejtën, kemi vullnetin dhe guximin rinor!

Edi Rama sot ngjan me Sali Protopapën në një film shqiptar, ndërsa ne ngjajnë me Kadri Roshin në rolin që luan: jo vetëm që nuk ia kemi frikën, por edhe e tallim pa mëshirë!

“Ti Edi Rama na dëgjon,
Na do në dialog,
Na i plotëson kërkesat,
Na ke shumë xhan…

Por që ta kesh kujtim kur të shkosh vetë në birucë, na puth njëherë në prapanicë!”

Vërshoni rrugëve! Ediramçe nuk jetohet më!

JO NEGOCIATA! ZBYTHUNI! THYENI QAFËN! RROFSHIN STUDENTËT!
*Një nga studentët më aktiv në organizimin e protestave për arsimin

https://www.facebook.com/xhuliano.bregasi/videos/2453119708050819/

SHKARKO APP