Studentja e infermierisë fiton 2500 paund brenda natës, ja puna që bën

Studentët shpesh herë gjenden para vështirësive për të mbuluar shpenzimet e shkollimit. Një studente infermierie teksa e ka gjetur veten ngushtë para faturave të Universitetit, është detyruar të kërcejë në klubet e striptizmit gjatë fundjavës duke fituar 2500 paund në natë. Ellen, në një intervistë për mediat  britanike ka rrëfyer se mori këtë vendim për shkak të shpenzimeve të tepërta dhe po ashtu sepse kishte dëshirë të bënte disa operacione plastike në fytyrën e saj.

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, por ishte nëna e saj e cila ia sugjeroi fillimisht këtë punë. Ajo kishte dëgjuar se si disa studentë mjekësie po fitonin shumë para duke u zhveshur në klubet e natës. Ellen thotë se ndihet mirë dhe se falë kësaj punë ka arritur të njohë disa miq, madje edhe partnerin e saj.

24-vjeçarja u njoh me partnerin e saj Si në klubin e striptizmit ku ajo punonte dhe më pas u martua me të duke u bërë njerka e dy fëmijëve të tij.

“Ne paguhemi për të bërë një kërcim me të brendshme dhe një topless, por nëse unë shoqëroj në dhomë ndonjë nga klientët, mund të fitoj deri në 5 mijë paund. Kështu i bëjmë paratë ne. Kjo punë me jep mundësinë që jo vetëm të jetoj mirë, por edhe të mbledh para, ndërsa nëse do të punoja si infermiere nuk do mund të kurseja”, shprehet ajo.

Koha Jonë/ Linku origjinal https://www.mirror.co.uk/news/uk-news/student-nurse-earns-2500-night-20934471

SHKARKO APP