Studim: Keqinformimi ndaj Covid-19 në 25 gjuhë të botës, po çon në vdekjen dhe lëndimin e njerëzve

Thashethemet dhe teoritë konsperative të Covid-19, kanë qarkulluar në 25 gjuhë të ndryshme në të paktën 87 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe kjo përhapje e dezinformatave ka çuar në vdekje dhe lëndime, sipas një studimi të ri.

Studimi, i botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë Tropikale dhe Higjenës të hënën, përfshinte analizimin e thashethemeve të lidhura me koronavirusin dhe teorive konspirative që ishin postuar në platformat e mediave sociale, gazetat në internet dhe faqet e tjera të internetit midis 31 dhjetorit dhe 5 prillit.

Studiuesit nga institucione të ndryshme në Bangladesh, Australi, Tajlandë dhe Japoni,  kanë përcaktuar si “thashethem”, çdo informacion të pa verifikuar që mund të konstatohet se është i vërtetë.

Studiuesit kanë identifikuan 2.311 raporte që lidhen me dezinformimin e mundshëm Covid-19 në 25 gjuhë nga 87 vende dhe nga ato raporte, 89% u klasifikuan si thashetheme; 7.8% ishin teori konspirative; dhe 3.5% ishin stigma.

Studimi përfshiu disa shembuj: “Vezët e shpendëve janë të kontaminuara me koronavirus”“Pirja e zbardhuesit të rrobave mund të vrasë virusin”“Çdo sëmundje ka ardhur nga Kina”“Është një bio-armë e financuar nga fondacioni Bill & Melinda Gates për shitje të mëtejshme të vaksinave”, ishte një teori konspirative.

Shumica e thashethemeve, stigmës dhe teorive konspirative u identifikuan nga India, Shtetet e Bashkuara, Kina, Spanja, Indonezia dhe Brazili, zbuluan studiuesit.

Analiza tregoi se 24% e raporteve në përgjithësi kishin të bënin me sëmundjen e Covid-19, vdekjet dhe transmetimin e koronavirusit; 21% ishin të lidhura me përpjekjet e kontrollit; 19% ndaj trajtimit ose “shërimit”; 15% ndaj shkaktarit të sëmundjes dhe origjinës së virusit; 1% ndaj dhunës; dhe 20% konsideroheshin të ndryshme.

Një keqinformim i tillë mund të çojë në lëndime dhe vdekje, zbuluan studiuesit nga ky studim.

“Thashethemet mund të maskohen si strategji të besueshme të parandalimit të infeksionit dhe të kenë implikime serioze. Për shembull, një mit popullor që konsumi i alkoolit shumë të përqendruar mund të dezinfektojë trupin dhe të vrasë virusin po qarkullonte në pjesë të ndryshme të botës ”, kanë shkruar studiuesit.

“Pas këtij keqinformimi, rreth 800 njerëz kanë vdekur, ndërsa 5.876 janë shtruar në spital dhe 60 janë verbuar plotësisht pasi kanë pirë metanol si shpëtim ndaj koronavirusit.”

Studimi kishte disa kufizime, duke përfshirë që të dhënat vinin nga platforma online në dispozicion të publikut – kështu që mund të ketë edhe më shumë dezinformata. /Marrë nga CNN

SHKARKO APP