Studimi 79 vjeçar i hulumtuesve të Harvardit zbulon sekretin e suksesit dhe lumturisë

A keni menduar ndonjëherë se çfarë duhet për të jetuar mirë? A keni menduar ndonjëherë se cili është sekreti i suksesit dhe lumturisë?

Hulumtuesit e Harvardit duket se kanë gjetur një përgjigje në një studim 79 vjeçar.

Studiuesit zbuluan se marrëdhëniet e ngushta janë ato që i bëjnë burrat të lumtur dhe se lidhjet shoqërore mbrojnë njerëzit nga sfidat e jetës duke përmirësuar gjendjen mendore dhe fizike.

Ky rezultat është surprizues për kulturat që kanë njohur gjatë të gjithë kohës punën si biletën për një jetesë më të mirë.

Një hulumtim i rrallë dhe i vazhdueshëm për Zhvillimin e të Rriturve ka arritur të gjurmojë jetën e 724 burrave për 79 vjet.

Burrat u ndanë në dy grupe, ku grupi i parë i përket Kolegjit të Harvardit dhe grupi i dytë një grup djemsh nga lagjet më të varfra të Bostonit.

Ata u mbikëqyrën që nga koha kur ishin adoleshentë e deri në moshën e vjetër për të përcaktuar se çfarë i mban njerëzit të lumtur.

Vit pas viti hulumtuesit pyesnin për punën e tyre, jetën, shëndetin pa e ditur se si do të ishin tregimet e tyre. Por rezultoi se lulëzimi në jetë është një funksion i lidhjeve të ngushta me familjen, miqtë deh komunitetin. Dhe asgjë nuk kishte të bënte me famën, pasurinë, klasën sociale, IQ, gjenet etj.

Gjithashtu, një nga drejtorët e këtij studimi, Robert Waldinger i cili është gjithashtu një psikiatër në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts gjithashtu dhe profesori i psikiatrisë në Harvard Medical School tha se studimi tregoi se marrëdhëniet tona janë pikërisht ato që ndikojnë fuqishëm shëndetin tonë.

SHKARKO APP