STUDIMI/ A është e vërtet se ventilatorët e “shpëtimit të jetës” janë të rrezikshëm?
Dyshime serioze janë ngritur në lidhje me efektivitetin e ventilatorëve që janë një trajtim standard për pneunomi vdekjeprurëse. 80% e pacientëve në “New York” të cilët ishin duke u trajtuar me ventilator nuk arritën të shërohen.
Daily Mail në një shkrim të publikuar ka treguar shqetësimin e ngritur nga një mjek i cili ka dhënë një mesazh dëshpërues. Sipas tij qindra pacientë me koronavirus po humbasin jetën për shkak të vetëtrajtimit që ata po marrin edhe pse qëllimi është shpëtimi i jetëve.
Pacientët në spital mjekohen me qetësues nëpërmjet tubave që i vendosen në fyt pasi një ventilator pompon mushkëritë e tyre për të dërguar oksigjen në trupin e tyre.
Cameron Kyle-Sidell mjek në New York nëpërmjet një video të shpërndarë në “You Tube” ka paralajmëruar se përdorimi i ventilatorëve në këtë mënyrë është i gabuar. Ai thotë se ky trajtim i gabuar, sipas tij, mund të çojë në një dëm të jashtëzakonshëm.
Ai shprehet me ngulm: ‘Kam frikë se ky trajtim i gabuar do të çojë në një dëm të jashtëzakonshëm në një kohë shumë të shkurtër. Covid-19 nuk është një pneumoni dhe nuk duhet të trajtohet si e tillë”.
Kjo video sjell një ndryshim të qasjes së deritanishme për mënyrën e trajtimit të rasteve me COIVD-19.
Ndërkohë ekspertët shprehen se tani mënyra më e mirë për të shpëtuar pacientët mund të jetë furnizimi i gjakut të tyre me oksigjen të dërguar përmes maskës pa përdorur ventilator.
Kjo qasje thuhet se është përdorur gjatë “luftës” së Boris Johnson për jetën kundër virusit. Kujdes i cili iu dha në Spitalin “St Thomas” në Londër.
Shumë specialistë mjekësorë, qeveritarë, politikanë në ditët e para të pandemisë, u shprehën se ventilatorët ishin një sigurues jetë. Ndërhyrja më e mirë sipas tyre për të siguruar jetën e pacientëve.
Por, numri i personave që humbin jetën nga koronavirusi vazhdon të rritet. Daily Mail pas një hetimi ka zbuluar se pikëpamjet apo mesazhin e mjekut në New York, i cili mund të jetë çelësi për parandalimin e vdekjeve nga COVID-19.
Sipas një studimi britanik realizuar për 98 pacientë të prekur nga koronavirusi, 19 prej të cilëve iu vendosën pajisjet ventilatore për frymëmarrjen, 2/3 e tyre humbën jetën. Raport ky i realizuar nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit të Kujdesit Intensiv, shkruan abcnews.al.
Në New York i cili tashmë është edhe vendi më i goditur nga koronavirusi, 80 % e pacientëve me ventilim nuk kanë arritur të shërohen.
Dr. David Farcy, presidenti i Akademisë Amerikane të Mjekësisë Emergjente, ka paralajmëruar përdorimin e ventilatorëve pa dallim, pacietët e të cilit janë trajtuar me oksigjen të shpërndarë përmes një tubi të thjeshtë hundësh ose maskë. Ai gjithashtu, pacientët i vendos në anën e tyrë të majtë ose të djathtë, një proces që është më ithjeshtë për ty kryer te pacientë me maska se te pacientët që trajtohen me ventilatorë.
Ndërkohë disa mjekë kanë vënë një tjetër tezë: “simptomat e virusit janë të ngjashme me vështirësitë në frymëmarje (të shkaktuara nga mungesa e oksigjenit), ose nga helmimi me monoksid karboni (i cili shkatërron oksigjenin në qelizat e kuqe të trupit)”.
Në të dyja rastet viktimat luftojnë për oksigjen. Dr. Kyle-Sidell thotë për Covid-19 në videon e tij shprehet: “Duket se është një lloj sëmundje e shkaktuar nga virusi, që më shumë i ngjan sëmundjes me lartësi të lartë”.
Ndërkohë për rastet e pacientëve me pneumoni ai shprehet se ventilatori ndikon shumë të muskujt e pacientëve duke i mbingarkuar ato dhe kjo gjë nuk duhet të vazhdojë të aplikohet sepse sipas tij muskujt tashmë janë shumë të lodhur.
“Ata vuajnë mungesa e oksigjenit dhe jo nga mungesa e frymëmarjes”, shprehet ai.
Gjithashtu ai është mbështetur edhe nga mjekë të tjerë si, Dr. Luciano Gattinoni i Universitetit Mjekësor të Gottingen të Gjermanisë.
Në një letër për Gazetën Amerikane të Mjekësisë së Frymëmarrjes dhe Kujdesit Kritik, Dr. Gattinoni paralajmëron se përdorimi konvencional i ventilatorëve mund të dëmtojë mushkëritë e viktimave Covid-19.
Edhe Profesori Sherif Sultan, Presidenti me bazë në Irlandë i Shoqërisë Ndërkombëtare të Kirurgjisë Vaskulare ka mbështetur këtë teori.
Ai beson se ventilimi invaziv nuk është një zgjidhje për Covid-19 pasi nuk i ngjan pneumonisë ose një sëmundje të ngjashme të frymëmarrjes.
“Ne kemi nevojë për të ndaluar trajtimin e pacientëve me mënyrën e gabuar”, shprehet ai.
Prof. Sultan beson se koronavirusi është i ndryshëm nga prenunomia për shkak të mënyrës se si sulmon trupin e njeriut, gjë që sipas tij pneumonia rrallë herë e bën.
Studiuesit mjekësorë në Indi besojnë se një pakujdesi në mënyrën e përdorimit në një ventilator mund të bëjë që gjërat të keqësohen.
Makineria merr përsipër procesin e frymëmarrjes së pacientëve të cilët janë të qetësuar shumë, kështu që ata nuk mund të luftojnë ndjesinë e të mos qenit në gjendje të marrin frymë vetë. Makineria pompon mushkëritë, por gjithashtu dërgon oksigjen në organet jetësore, përfshirë zemrën, trurin dhe mëlçinë të cilat i duhen për të funksionuar.
Ndryshe nga pacientët me pneumoni të trajtuar me ventilator për disa ditë, pacientët e sëmurë me COVID-19 shpesh ventialtori u lihet për disa javë, madje ehde një muaj. Në këtë mënyrë ventilatori siguron me vështirësi oksigjenin në mushkëri dhe kjo bën që pacienti të ndjejë kërkesë të lartë të oksigjenit.
Por nëse mjekët përpiqen të rregullojnë problemin duke rritur vëllimin e pompës kjo do të çonte në dëmtim të mushkrive.
Ndërsa pacientët e moshuar të cilët mbijetojnë mund të mbeten të prekur nga çrregullime të përhershme të trurit.
Studiuesit në Wuhan të Kinës ku edhe u shfaq për herë të parë koronavirusi raportojnë se nga 37 pacientë të kritikë të cilët trajtoheshin me ventilatorë mekanikë, 30 prej tyre humbën jetën brenda një muaji.
Ndërsa në studim amerikan i pacientëve në Seattle tregoi se mbijetoi vetëm një nga 7 pacietnët më të vjetër se 70 vjeç.
Muriel Gillick, mjek në Shkollën Mjekësore Harvard në Massachusetts u shpreh se: “lëngu i butë te viktimat e COVID-19 kufizon transferimin e oksigjenit nga mushkritë në gjak edhe kur makina pompon.
Ai shprehet se niveli i lartë i forcës për të rikthyer nivelin e oksigjenit të pacientit në normalitet, mund të dëmtojë mushkëritë.
Tashmë shumica e mjekëve besojnë se të gjithë pacientët me COVID-19 duhet të përdorin maska për frymëmarrje të cilat e japin oksigjenin në mënyrë invanzive.
Sot, rreth 40 deri 50 përqind e pacientëve me pneumoni ose sëmundje të ngjashme të frymëmarrjes vdesin në ventilatorë.
Deri tani arsyeja e vdekshmërisë së lartë nga COVID-19 ende nuk është e qartë. Disa besojnë se ventilatorët nuk duhet të përdorën pasi pacientët e COVID-19 janë duke vuajtur prej tyre./abcnews.al