Studimi/ Cigaret elektronike më të dëmshme se duhani
“Konsumimi i cigareve elektronike është e rrezikshme aq sa pirja e duhanit”.
Ky është rezultati i studimit të zhvilluar nga Sesionit Shkencor të Shoqatës Amerikane të Zemrës, që hedh poshtë pretendimet e e Institutit të Shëndetësisë Publike në Angli, që shkruan se cigaret elektronike janë 95 % më të sigurta se duhani tradicional.
“Ofruesit që këshillojnë pacientët për përdorimin e produkteve të nikotinës, veçanërisht ajo e cigares elektronike mund të sjellin më shumë dhe potencialisht edhe më shumë dëm për përdoruesit dhe veçanërisht pacientët në rrezik për sëmundjet vaskulare,” thuhet në përfundimin e studimit.
AHA rekomandon që njerëzit të lënë pirjen e duhanit duke përdorur arna, inhalatorë dhe çamçakëz që janë aprovuar nga FDA si të sigurtë dhe të efektshëm. Rreth 40 amerikanë kanë vdekur nga sëmundjet misterioze të mushkërive, ku besohet se përdorimi i cigareve elektronike është shkaku kryesor.