Studimi: Covid-19 lë pasoja afatgjata, 7 në 10 pacientë të shtruar në spital kishin probleme edhe pas 5 muajsh

7 në 10 pacientë që e kanë pasur nevojë për shtrim në spital për shkak të infektimit me Covid-19 ende nuk janë shëruar plotësisht edhe pas 5 muajsh, pasi kanë dalë nga spitali.

Në këtë përfundim arrin një studim i kryer nga ekspertët e shëndetit në Britaninë e Madhe në bashkëpunim me Universitetin e Leisterit.

Studimi konstaton se shumë pacientë që kanë qenë të shtruar kanë vazhduar të kenë simptoma mendore dhe fizike si dëmtime organesh.

Në shumicën e rasteve u janë shfaqur ose u janë zhvilluar problemet me diabetin, astmë apo sëmundje të zemrës. Nuk kanë munguar edhe rastet e stresit post-traumatik dhe depresionit.

Pasoja të tilla të infektimit të rëndë me Covid-19 i kanë detyruar të ndërrojnë edhe punën dhe mënyrën e jetesës.

Për kryerjen e studimit janë analizuar të dhënat e më shumë se 1 mijë pacientëve që u shtruan gjatë periudhës Mars-Nëntor 2020 në spitalet britanike. 67% e personave që shfaqën pasoja janë të bardhë dhe 36% gra.

SHKARKO APP