Studimi i fundit: Personat mbipeshë janë më të rrezikuar nga koronavirusi

Personat që janë mbipeshë janë më të rrezikuar nga koronavirusi, dhe mundësia që ata të shtrohen në spitale është edhe më e madhe. Ky është konkluzioni i një studimi të fundit, të bërë në Angli.

Rezultati i studimit, erdhi pas një analize të 15.100 pacientëve me koronavirus të shtruar në spital në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Shkencëtarët në Edinburgh, Liverpool dhe Imperial College London University, studiuan mostra nga 177 spitale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të kërkuar faktorë të tillë si mosha, seksi ose kushtet themelore shëndetësore të cilat duket se janë veçanërisht të prekshme nga virusi.

Profesori Peter Openshaë në Imperial College London, i cili drejtoi studimin së bashku me Profesor Kenny Baillie në Universitetin Edinburgh dhe Profesor Calum Semple në Universitetin e Liverpoolit, tha se ka të ngjarë që yndyra e tepërt rreth organeve të brendshme po i shtohej stuhisë së citokinës të shkaktuar nga Covidi-19, ku trupi lëshon shumë proteina në përpjekje për të luftuar virusin.

Studimet kanë treguar se njerëzit mbipeshë kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga komplikime serioze ose të vdesin nga sëmundje të tilla infeksioneste.

SHKARKO APP