Studimi / Karantina ndihmon në fuqizimin e ekonomisë – Paralelizmi me gripin e Influenzës të vitit 1918
Masat e kontrollit të koronavirusit që detyrojnë ekonomitë të ngadalësohen ose ndalen, në fund rezultojnë të jenë më të mira për rritjen ekonomike sesa masat më të buta, sipas studiuesve të Rezervës Federale të cilët analizuan pandeminë e gripit Influenza të vitit 1918 në SHBA.
Hulumtimi u paraqit në një punim të lëshuar në formën paraprake të enjten, pasi ekonomia e SHBA-së mori një stimul historik prej 2 triliardë dollarësh për të ndaluar pasojat e përhapjes agresive të koronavirusit.
Studimi thotë se Influenza, e cili vrau midis 550,000 deri në 675,000 amerikanë, ose 0.66% të popullsisë, shkaktoi një “rënie të mprehtë dhe të vazhdueshme të aktivitetit ekonomik”. Një shtet amerikan në nivelin mesatar të ekspozimit pësoi një ulje prej 18% të prodhimit në vitin 1918. Ato efekte mbeten prej vitesh në ekonomi, veçanërisht në rajone me nivele më të larta të infeksionit.
Por hapat e ndërmarrë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit si distancimi shoqëror, të identifikuar nga studiuesit si “ndërhyrje jo farmaceutike”, ose NPI, nuk kanë të njëjtat efekte negative në ekonomi.
“Qytetet që zbatuan ndërhyrje më të shpejta dhe më të forta shëndetësore jo-farmaceutike nuk pësojnë rënie të keqe,” kanë shkruar studiuesit. “Në të kundërt, provat mbi aktivitetin prodhues dhe pasuritë bankare sugjerojnë që ekonomia ka performuar më mirë në zonat me masa më agresive pas pandemisë.”
Burimi: Bloomberg – SCAN