Studimi: Koronavirusi mund të infektojnë 10 lloje kafshësh, mes tyre edhe bagëtitë
Koronavirusi i ri, i cili është përgjegjës për pandeminë që ka pushtuar botën, mund të ketë evoluar dhe tashmë mund të infektojë edhe macet shtëpiake dhe shumë lloje bagëtish. Në këtë përfundim ka dalë një studim shkencor i cili është realizuar nga Instituti me famë botërore Pasteur, në Paris.
Studiuesit në Universitetin e Hunanit kanë studiuar strukturat e mushkërive të 251 kafshëve të ndryshme për të përcaktuar se cilat mund të infektohen me Covid-19 përmes kontaktit ose me lakuriq nate ose me njerëz.
Ato që ata kanë zbuluar sugjerojnë që, përtej infektimit të lakuriqëve të natës dhe njerëzve, virusi ka fituar tashmë aftësinë për të infektuar të paktën dhjetë krijesa të tjera. Lista e rrezikut përfshin macet, lopët, dhitë, derrat, delet, buallët dhe pëllumbat.
Ky fakt shton shanset që, pasi të ketë kaluar nga njerëzit në këta gjitarë, virusi mund të pësojë mutacione dhe të marrë forma të reja, madje edhe më vdekjeprurëse që më pas mund të shfaqen për të infektuar njerëzit përsëri, shkruan Mail Online, përcjell abcneës.al
Ekipi i studimit drejtohet nga Xing-Yi Ge, një virolog i cili më parë ka punuar në Qendrën e Institutit të Virologjisë në Wuhan.
Raporti i virologëve do të botohet në revistën “Microbes And Infection”. Studiuesit e këtij kërkimi besojnë se transmetimi mes specieve të ndryshme besohet të jetë një shkak kryesor i epidemisë së koronavirusit.