Studimi/ Njihuni me vendet më (dhe jo) raciste në Europë!

Agjencia BE-së për të Drejtat Themelore (FRA), ka publikuar së fundmi studimin për vitin 2017 për racizmin në vendet e Europës. Ky raport vjen në një situatë kur nacionalizmi dhe e djathta ekstreme kanë gjetur një teren të madh në mjaft parlamente dhe qeveri të kontinentit europian.

Sipas studimit .në Finlandë, regjistrohet shkalla më e larta e paragjykimit racor dhe dhunës kundër migrantëve nga vendet afrikane, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është ndër të fundit në listën e diskriminimit kundër tyre. Një e katërta e qytetarëve nga vendet afrikane që kërkojnë punë në Evropë pranuan se kanë përjetuar racizmin, ndërsa përqindjet më të larta janë regjistruar në Austri, Itali dhe Luksemburg. 21% e anketuarve që ishin duke kërkuar shtëpi thanë se ishin të diskriminuar për shkak të ngjyrës së tyre. Në Austri, është e zakonshme që policia të ndalojë kontrollin për njerëzit me ngjyra, por vetëm 31% e tyre besojnë se kjo ndodhi për shkak të kombësisë së tyre.

Për të kryer studimin u intervistuan rreth 6 mijë njerëz nga 12 vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë. Rreth 30% e e të anketuarve  pjesë deklaruan se kishin pësuar një formë diskriminimi racor brenda pesë viteve të fundit. Në Finlandë, 63% e të anketuarve thanë se ishin racistë, 21% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 20% në Maltë. Agjencia për të Drejtat e Njeriut në këtë kontekst edhe njëherë u bëri thirrje të gjitha vendeve të marrin masa të menjëhershme për të adresuar këtë fenomen. Drejtori i Agjencisë, Michael O’Flaherty tha se “racizmi në bazë të ngjyrës së lëkurës mbetet një kamzhik i përhapur në të gjithë Evropën dhe më gjerë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?