Studimi shkencor: Kush bën selfie ka çregullime mendore

Sipas një studimi të zhvilluar në SHBA, selfie-t nuk janë vetëm një manifestim i epokës digjitale, por një manifestim i mirëfilltë i problemeve mendore. Bërja e selfie-ve tregon mungesë të vetë vlerësimit dhe boshllëqe në jetën intime. Le të shohim se si mund të masim nivelin e këtij shqetësimi mendor. Selfie-t, apo vetë fotografimet të cilat realizohen për t’u publikuar më pas në rrjetet sociale, janë një fenomen shumë i vëzhguar nga shumë kërkues dhe studiues.

Nga Amerika vjen lajmi se selfie-t janë një manifestim i problemeve mendore, të paktën sipas ‘American Psychiatric Association’. Lloji i sëmundjes ka marrë emrin ‘Selfite’. Sipas studiuesve, kush vuan nga selfite, është i goditur nga një nevojë e fortë për të publikuar në rrjetet sociale foto e vetvetes të realizuara po vetë, por kjo praktikë realizohet si pasojë e mungesës së vetëvlerësimit dhe për të kulmuar më tej, me mbushjen e boshllëqeve në jetën intime.

‘American Psychiatric Association ka nxjerrë edhe një shkallë të vlefshme për të vlerësuar nivelin e ‘sëmundjes. Quhet “Selfitis borderline” niveli i sëmundjes dhe e ka personi që shkrep të paktën 3 selfie në ditë, por pa i publikuar në rrjet. Më rëndë është kush i publikon të tria fotot, ndërsa ‘rastet e dëshpëruara’ janë ‘selfitis kronikë’, apo më saktë, ata që publikojnë më shumë se gjashtë selife në rrjet. Aktualisht nuk ekzistojnë kura për këtë çrregullim, por duket se është e mundur të ketë përmirësim, falë një terapie në grup.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?