Studimi/ Si i iku “truri” Shqipërisë! Ndryshimi i tendencës pas viteve 2000

Agjencia Kombëtare e Diasporës ka hedhur për Konsultim Publik projekt strategjinë kombëtare për Diasporën, si dhe planin e veprimit, për 2021-2025. Kjo në fakt është një projekt-strategji e rishikuar dhe përmban detaje të asaj se çfarë do të ndodhë në vitet në vijim.

Projekt strategjia përmban një serë analizash e studimesh, mes të cilave edhe analizën se pse emigrojnë shqiptarët; një analizë që shërben për masat që do të merren për të frenuar fenomenin dhe për të nxitur rikthimin e tyre.

Analiza përmend 4 faktorë kryesorë që kanë ndikuar në flukset emigratorë të shqiptarëve. Faktori i parë është ai ekonomik, faktori i dytë siguria publike, faktori i tretë institucionet e dobëta dhe faktori i katërt gjakmarrja.

Sipas projektit, i cili një ndër çështjet që trajton është largimi i shqiptarëve nga vendi, si dhe ‘rrjedhjen e trurit’, nga ‘të ikurit’ e viteve 2000, 60% e të diplomuarve në Perëndim, ose janë larguar nga vendi, ose nuk nuk janë kthyer pas diplomimit.

Përsa i përket arsyeve që çojnë në emigrim, 84% e individëve që kanë pasur punësim në Shqipëri, janë larguar për mundësi punësimi jashtë saj.

Nga ana tjetër, 4.6% kanë emigruar për faktorë që kanë të bëjnë me familjen, ndërsa 4.2% për shkak të papunësisë.

Lidhur me arsimimin, vetëm 3.5% janë larguar me mundësinë e të studiuarit jashtë kufijve, kurse një 3.6%, është larguar për shkak të faktorëve të tjerë, të ndryshëm nga të lartpërmendurit.

“Rrjedhja e trurit”

Një element që evidentohet në studim është ai që lidhet me “rrjedhjen e trurit” që është një karakteristikë e migrimit shqiptar ndër vite ku ka pasur një niveli të lartë të profesionistëve të kualifikuar që janë larguar nga vendi.

Hapja e Shqipërisë pas rënies së komunizmit hoqi pengesat dhe rriti aspiratat e qytetarëve shqiptarë për të lëvizur drejt vendeve më të zhvilluara, përfshirë shtetet fqinjë të BE-së, gjë që çoi në një rrjedhje të konsiderueshme të trurit.

Në të u përfshinë akademikë, individë të kualifikuar në fusha të ndryshme, si edhe një numër i madh studentësh shqiptarë që studiuan në universitete të huaja.

Thuajse 50% e kërkuesve shkencorë, lektorëve dhe intelektualëve të vendit janë larguar nga Shqipëria që prej vitit 1990, më shumë se 26.3% të të cilëve imigruan në SHBA.

Ndërsa në fillim të viteve 2000, rreth 60% e të diplomuarve në Perëndim, ose ishin larguar nga vendi, ose nuk ishin kthyer pas diplomimit.

Nga Italia dhe Greqia, truri i vendit ka shkuar në Kanada, SHBA, Gjermani, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera të BE-së” shkruhet më tej në studim.

Studimi evidenton se “humbja” e njerëzve të kualifikuar dhe të arsimuar është shkatërrimtare për zhvillimin ekonomiko-social të vendit. Për këtë arsye, marrja e masave që parandalojnë largimin e përhershëm të individëve të kualifikuar dhe të arsimuar kërkon inkurajimin e migrimit qarkullues të individëve të kualifikuar në aspektin afatshkurtër dhe afatgjatë. Kjo vlen edhe për Diasporën shqiptare, e cila vuan për të arritur jashtë vendi pozicione që përkojnë me ekspertizën që ata ofrojnë. Ndaj ky do të jetë një element kyç që kjo Strategji do të marrë në konsideratë.

/ SCAN

SHKARKO APP