Studioi dhe jetoi në Kinë gjatë pandemisë Covid, studentja shqiptare rrëfen eksperiencën: Ishte ëndrra ime

Një studente shqiptare që studioi në Kinë, ka rrëfyer eksperiencën e saj gjatë pandemisë Covid. Në një intervistë në Report Tv, Rexhina Vlashi tha se gjatë pandemisë jetoi në një familje kineze dhe se pasi mbaroi studimet bachelor kishte qëndruar në Kinë për të bërë praktikë në lidhje me degën e saj.

Ajo u shpreh:

Pasi mbarova Bachelorin kisha dëshirë që të bëja një vit praktikë për degën time dhe për këtë arsye vendosa që të shkoj diku larg. Dhe në këtë mënyrë unë aplikova për një vend praktike në Kinë ku gjeta dhe një familje kineze ku të qëndroja ndërkohë që bëja praktikën dhe mësova dhe gjuhën kineze. Ata kishin gatuar ushqime tradicionale kineze, një nga këto ishte ‘hotpot’ ishte hera parë që e provoja, edhe pse nuk më erdhi aq këndshëm për shkak se ndryshonte goxha nga ushqimi ynë mesdhetar, por ishte goxha i shijshëm. Me kalimin e kohës u mësova me këtë lloj ushqimi. Kjo familje përbëhej nga katër veta, ishte babai, mami,djali i vogël, ishte dhe gjyshja dhe kishin një marrdhënie goxha të ngushtë me njëri-tjetrin dhe më mirëpritën si pjesëtare të familjes.

Në lidhje me familjen dhe lajmin se ajo dëshironte të studionte në kinë, ajo tha se në fillim u çuditën por më pase pranuan vendimin e saj dhe e mbështetën.

Ajo tha:

U çuditën, nuk e dinin. Në fakt nuk është se kam komunikuar me ta më përpara që t’i thoja shiko, Kina është ëndrra ime, unë dua të shkoj por në fakt ishte një vendim që nuk e kisha menduar për një kohë goxha të gjatë, dhe ata më mbështetën.

SHKARKO APP