Studiuesi “rrëzon” serialin që ka fiksuar shqiptarët

Seriali “Ertugrul” është një ndër më të ndjekurit në Turqi, por ka shumë shikues edhe në Shqipëri. Pavarësisht se seriali është bërë në një kontekt krejt tjetër në Turqi duke i shërbyer një agjende politike, ai shikohet më së shumti si kuriozitet nga shqiptarët. Por, studiuesi dhe përkthyesi Elmaz Fida ka disa kritika për këtë serial, ngjarjet e të cilit vijnë të sjella jashtë kontektit për shqiptarët. Sipas Fidës, seriali ka shumë dhunë dhe mesazhet e dhëna mund të keqpërdoren lehtësisht.

Postimi i tij në Facebook

Mbi Ertugrulin

Unë se kam ndjekur më parë serialin e Ertugrulit, por u bë shkak popullariteti i madh dhe interesi i madh si brenda familjes ashtu dhe jashtë saj, ai që më uli dhe të ndjek për dy tre muajt e fundit këtë serial.

Nuk po ndalem në cilësinë dhe lartësinë e realizimit, por do të shënoj disa vërejtje të miat mbi serialin.

1. Skenat e shumta të dhunës. Pavarësisht se në fillim të filmit thuhet se filmi është I përshtatshëm për tu ndjekur nga të gjithë anëtarët e familjes, përfshi dhe fëmijët, kam vënë re që seriali është totalisht I papërshtatshëm, sidomos për fëmijët. Aty ka prerje kokash, vrasje e tortura të tmerrshme, të cilat krejt kollaj mund të imitohen nga fëmijët dhe adoleshentët në jetën e tyre të përditshme.

2. Deliri i madhështisë. Këtë e kam pikasur shpesh në shprehje të tipit:”Ne luftojmë për kënaqësinë e Zotit” Goxha kontraverse kjo, pasi kënaqësia e Zotit qenka tek lufta. Apo të tjera të tipit:”Neve na ka dërguar Zoti për të vënë drejtësinë në Tokë” etj… Se kush ua ka komunikuar nga Zoti këtë mision unë nuk e di.

3. Përdorimi i frazave “Allahu ekber – Zoti është më i madhi” në sulme dhe gjatë vrasjes së kundërshtarëve. Kjo më ka prekur më së shumti, të them të drejtën, pasi në këtë serial, fjala e shenjtë “Zoti është më I madhi” dhe të ngjashmet, përdoret në kontekst prerje kokash, ekzekutime maنabre dhe tortura. Uën pyes:”Ku është ndryshimi mes terroristëve të Isis të cilët shqiptojnë të njëjtat fjalë teksa presin koka jomyslimanësh e myslimanësh, e që na kanë indinjuar të gjithëve me këtë, me këta të serialit?!”

SHKARKO APP