Sulmi ndaj RTV Orës, Musta: Hetimi dhe sekuestrot nuk duhet të përcillen si presion ndaj punës së gazetarëve

Për skandalin me RTV Ora dhe Ora News ka reaguar dhe gazetarja Suela Musta.

Ajo thotë se vendimi për sekuestron dhe hetimet mbi pronarin, nuk duhet të përcillet si presion mbi punën dhe rolin e gazetarëve.

“Një televizion  është mbi të gjitha media për publikun dhe jo vetëm biznesi i një pronari. Çdo proçedurë hetimi dhe sekuestroje nuk duhet të përcillet si presion mbi punën dhe rolin e gazetarëve aq më tepër kur ata e ushtrojnë këtë mision mbi bazën e paanshmërisë dhe profesionalizmit. Gazetarët e Ora Neës janë guximtarë të fjalës dhe opinionit të lirë”.

SHKARKO APP