Super nëndetëse bërthamore, Rusia e quan ”Vladimiri i Madh”
Kur bota është izoluar nga pandemia e Covid-19, këtë muaj Rusia lëshon një nëndetëse të re gjigande me energji bërthamore, në një avancim madhor për marinën e vendit. Mjeti i ri i kategorisë Borei-A që do të hyjë në shërbim me marinën sinjalizon një ndryshim marshi në fuqinë ushtarake.
Nëndetësja është quajtur Knyaz Vladimir (Vladimiri i Madh) dhe mban raketa balistike barthamore. Ajo mund të lëshojë 16 raketa interkontinentale me rang fluturimi deri në 5,600 milje. Kreu i impjanteve ndërtuese Alexey Rakhmanov, tha: “Luftanija është lëshuar në ujë. Janë marrë parasysh udhëzimet e ministrisë së mbrojtjes dhe mjeti është gati për t’i kaluar Marikës, shpresoj që kjo të bëhet këtë muaj”.
Knyaz Vladimir është e treta e 10 luftanijeve të reja të planifikuara nga ministria, pas dorëzimit të Yury Dolgorukiy e Alexander Nevsky. Ajo ka nisur testimet detare në dhjetor 2018, ndërsa fazën e dytë të testimeve në korrik 2019, duke përfshirë dhe lëshime raketore e zhytur në Detin e Bardhë.