Supermakinat në Mak Albania

Hoteli me 5 yje Mak Albania, pjesë e Kastrati Group ka pritur në ambjentet e saj 35 makina superluksoze, pjesë të turit ”Gran turismo Adriatica 2018”. Oraganizatorët kanë preferuar të Shqipërinë, duke tërhequr vëmendjen e qindrave qytetarëve të interesuar. Ata u shprehen mjaft të kënaqur me shërbimin e hotelit Mak Albania, duke i quajtur shqiptarët si mjaft social dhe të dashur.

Mak Albania Hotel, pjesë e Kastrati Group ka qënë përzgjedhja e turistëve të Granturismo Adriatica 2018. 35 makina superluksose janë parkuar në hotelin me 5 yje, në nivele të larta sigurie, duke garantuar pamjen e një salloni lukzos makinash më të famshmet në botë për nga fuqia dhe bukuria.

Po pse kanë zgjedhur Shqipërinë si pjesë e Grand Turismo Adriatica? “Kur ju dërgova email që kisha zgjedhur Shqipërinë si një nga destinacionet, operatorët turistikë u treguan skeptikë, ndërsa vetë turistët thanë: ”Po shkojmë”.

Organizatorët shprehen mjaft të kënaqur për pritjen dhe shërbimin modern nga Mak Albania Hotel, pjesë e Kastrati Grup, duke i quajtur shqiptarët si të dashur. “Jam i impresionuar nga mirëpritja shqiptare dhe nga ky hotel fantastik. Shqiptarët janë një popull mjaft i dashur dhe shumë social”.

35 makinat që ka marrë vëmendjen e shumë qytetarëvë dhe personave të apasionuar pas tyre, kanë lënë ambjentet e hotelit drejt Selanikut të Greqisë, ku përbyllet edhe turi i nisur nga Kroacia me 5 maj.

SHKARKO APP